E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu në kopertinën e Opera Now

Tenori i ri shqiptar është një yll në ngjitje për botën e muzikës operistike.

Në numrin e shtatorit të revistës ‘Opera Now’ ai flet për fëmijërinë e tij nën komunizëm, këshillat e heronjve të tij operistikë dhe strukturën që artistët duhet të ndjekin në karrierën e tyre.

Pirgu, i cili vjen nga Elbasani dhe jeton në Salsburg, është tanimë i konfirmuar nga kritika si një artist i përmasave madhore në botën e operas.

Bashkë me Ermonela Jahon dhe Inva Mulen, të tre e vendosin Shqipërinë dukshëm në hartën e artit klasik dhe na bëjnë shumë krenarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›