Përurohet Tyrbja e Bajraktarëve
Ministri Krasniqi tha në fjalën tij se tyrbja është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës, e po ashtu është edhe një vlerë globale pasi paraqet një të kaluar të njerëzimit.
Ministri shtoi se Kosova ka një trashëgimi që shquhet për nga diversiteti. Ministri deklaroi se MKRS në obligimet e saj ka pasur mbështetës të shumtë dhe me këtë rast shprehu falënderim për Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim që ka dhënë dhe po jep një kontribut të çmuar në fushën e trashëgimisë por edhe në segmente tjera të jetës.
“Trashëgimia është një aspekt i rëndësishëm i turizmit dhe ne bashkë me partnerët tanë po punojmë që sa më shumë ta promovojnë thesarin tonë kulturorë, për ta bërë Kosovën një adresë të rëndësishme të turistëve nga e mbarë bota”, tha ministri Krasniqi.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri turk, z.Bekir Bozdag tha se tyrbja vërtetë paraqet një të kaluar të njerëzimit dhe përveç që është një trashëgimi e Kosovës, ajo është edhe një vlerë e Ballkanit dhe më gjerë.