Jemen arratisen 12 militante te al-Kaedes

Dymbëdhjetë militantët e al-Kaedës janë arratisur nga një burg në qytetin jugor të Jemenit Aden. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët vendas. Militantët, dhe dy të tjerë, u arratisën nëpërmjet një tuneli gjashtë metra që e kanë gërmuar vetë ato. Zyrtarët shtuan se të arratisurit ishin në një proces gjykimi për grabitjen e një banke dhe për vrasjen e oficerëve të sigurisë. Në muajin qershor, militantë të al-Kaedës sulmuan burgun qendror në qytetin jugor al-Mukalla, duke liruar dhjetëra të burgosur. Ushtria e Jemenit ka luftuar në beteja të rënda me militantët e al-Kaedës në pjesë të ndryshme të vendit .
Vendi po përjeton krizë politike dhe trazira në disa fronte rebelimi në veri, një lëvizje separatiste në jug, protestat mbarëkombëtare, duke bërë thirrje për reforma dhe zgjedhje të lira, dhe beteja të ashpra midis fraksioneve të ndryshme në kryeqytetin Sanaa.
Presidenti i vendit Ali Abdullah Saleh, i cili ka qeverisur për 32 vjet, ra dakord muajin e kaluar të delegojë pushtetin tek zëvendësi i tij dhe të largohet brenda 90 ditëve.