E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-se ben publik qendrimin per dekretin e Presidentit

Grupi parlamentar socialist do të votojë kundër dekretit të Presidentiti të Republikës për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kështu, gjatë mbledhjes me ligjvënësit e partisë që drejton, kryesocialisti Edi Rama bëri me dije se grupi parlamentar i PS-së do të votojë kundër kandidaturës së Bujar Leskaj për kreun e ri të KLSH-së. Njëkohësisht, Rma është ndalur edhe në seancën dëgjimore me kandidatët e përzgjedhur për postin e drejtuesit të Avokatit të Popullit, ku e cilësoi atë si një një proces tranpsrent, por dhe mjaft të vështirë për përzgjedhjen e kandidaturës për një institucion të tillë.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë do të diskutojë në mbledhjen e ditës së mërkurë, kandidaturën e Bujar Leskajt për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Me votën kundër kësaj kandidature, socialistët mbajnë të njëjtin qendrim si me kandidaturën e parë të propozuar nga Presidenti, atë të Sali Shehut.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›