E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Saimir Tahiri media’, ish ministri i kanabisit së shpejti nis rrëfimet

Saimir Tahiri drejt masmedias, ish-ministri paralajmëron podkast të ri: “Ka kaq shumë për të thënë”

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë “Rama 1”, Saimir Tahiri, duket se po përgatitet të hyjë në botën e masmedias, duke paralajmëruar një projekt të ri në formatin e podkastit.

Tahiri ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet në një ambient xhirimi, së bashku me një ekip produksioni, ndërsa duket se po bën provat për projektin e ri.

“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, shkruan Tahiri krahas videos.

Nga postimi duket se ish-ministri ka vendosur të rrëfejë në një tjetër format episode nga jeta dhe karriera e tij, duke lënë të hapur për publikun edhe historitë që, sipas tij, janë treguar për të ndër vite.

Detaje të tjera rreth formatit, emrit dhe datës së nisjes së podkastit nuk janë bërë ende publike.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›