Çfarë diskutuan Eric Wendt dhe Bajram Begaj? Ambasada amerikane zbulon temat e takimit

Vetëm pak orë pasi mbërriti në Shqipëri, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt, zhvilloi një me Presidentin Bajram Begaj, pas dorëzimit të letrave kredenciale në Pallatin e Brigadave.
Detajet e bisedës u bënë pjesërisht publike nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se Wendt dhe Begaj diskutuan për çuarjen përpara të prioriteteve të administratës së Presidentit Donald J. Trump.
“Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Takimi kokë më kokë mes Wendt dhe Begajt zgjati rreth një orë.m.k