Sajmir Tahiri dënohet sërish, shpifi dhe për ministrin Ruli
Deputeti i Partise Socialiste, Sajmir Tahiri eshte denuar serish nga Gjykata e Tiranes per shpifje. Pas 28 seancave gjyqesore, diten e djeshme trupi gjykues e cilesoi fajtor deputetin, Sajmir Tahiri, per “shpifje” ne adrese te ministrit te Bujqesise, Genc Ruli.
Sipas vendimit te gjyqtarit Ervin Pollozhani, i padituri, Sajmir Tahiri nuk arriti t’i provoje akuzat publike ne adrese te ministrit Ruli. Gjykata vendosi qe Tahiri te paguaje ne forme demshperblimi, shumen prej 7 milione lekesh te vjetra, ne llogari te deputetit te Partise Demokratike, Genc Ruli. Procesi gjyqesor me padites Rulin dhe te paditur Tahirin, ka nisur ne tetor te vitit te kaluar, pas akuzave publike te deputetit te PS-se. Vete Ruli, ka kerkuar nga gjykata qe Tahiri t’i paguaje ne forme demshperblimi, shumen prej 5 milione lekesh te reja. Ky denim, erdhi pasi Tahiri nuk arriti te provoj akuzat ndaj Rulit, te cilin e akuzonte per implikimin e tij ne afera korruptive me koncesionet e kromit ne Bulqize. Akuzat e forta per perfshirjen e Rulit ne biznesin e mineraleve, u bene nga Tahiri ne sallen e Kuvendit. Deputeti i Partise Socialiste, Sajmir Tahiri ne seancen e Kuvendit ka theksuar se ne biznesin e minierave fshihen njerez me pushtet, prandaj sipas tij situata kaotike me minatoret, nuk po ndalet ende. Ne padine e paraqitur, ministri aktual i Bujqesise, Genc Ruli, thote se akuzat e Tahirit jane shpifje dhe te bera vetem per efekt politik. Tahiri ka humbur edhe proceset civile me deputeten e Partise Demokratike Albana Vokshi, si dhe me femijet e kryeministrit Berisha.