Shëndetësia, qeveria i përgjigjet Ramës: Faktet flasin ndryshe Eva Gjura
Kryetari i PS-se Edi Rama eshte ne hallin e tij me te madh, ne diten e tij me te veshtire, i zhytur ne nje kaos dhe konfuzion total konceptual dhe po firmos fundin e tij, se po beson ne genjeshtrat e veta. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, duke iu dhene pergjigje akuzave te diteve te fundit te kundershtarit te tij politik, Rama. Duke u ndalur konkretisht ne akuzat e bera nga kryetari Rama, sidomos ne fushen e shendetesise, Berisha eshte shprehur se te gjitha deklaratat qe jane artikuluar ditet e fundit nga kreu i opozites, jane thjesht shpifje dhe trillime. Berisha pranon se sistemi shendetesor eshte larg te qenurit i persosur, ka nevoje per permiresime te padiskutueshme; ka nevoje per vemendje te vazhdueshme; ka nevoje per nje menaxhim qartesisht me kompetent; ka nevoje per dixhitalizim te plote, sepse ka ikur koha e blloqeve dhe deftereve, por edhe keto po behen. Kryeministri Berisha eshte ndalur tek ceshtjet konkrete ku Rama ka ngritur akuza ndaj qeverise, duke i cilesuar te paverteta. Berisha ka cilesuar krejt te pavertete akuzen e bere nga Rama se grate shtatzena paguajne per sherbimet qe kryejne, si edhe per echo-n. “Me duhet t’i them z.Rama te pyese ndonje socialiste te nderuar, shtatzene, se sa ka paguar ajo per echo-n, pasi ka kater vjet qe echo-ja dhe te gjitha sherbimet ndaj grave shtatzena, jane teresisht falas”, tha Berisha. Kryeministri e ka cilesuar trillim deklaraten e Rames se jane rritur cmimet e barnave per pensionistet. “Z.Rama, kur i do per votat pensionistet i mashtron per cdo gje, kur i kerkojne ata ndonje gje, u tregon oturakun. Me duhet t’i them zotit Rama, deklarata jote se jane rritur cmimet per barnat per pensionistet, eshte nje trillim i vertete. Pensionistet ne Shqiperi, pothuajse me shume se kudo tjeter, marrin falas barnat nepermjet rimbursimit”, u shpreh kreu i qeverise. Gjithashtu kreu i mazhorances ka theksuar se lista e barnave eshte shtuar me me shume medikamente, te cilat rimbursohen. “Duhet t’i them z.Rama se diten qe socialistet dorezuan pushtetin, fatura e rimbursimit per kete vend ishte 3.2 miliarde leke. Fatura e rimbursimit kete vit, eshte 8.2 miliarde leke”, beri te ditur Berisha. Krejt te paverteta i ka cilesuar kryeministri deklaratat e Rames, per rritjen e tarifave mjekesore per te papunet. Sipas Berishes, Rama harron se ky vend ka nje ligj, i cili u garanton te papuneve sherbime shendetesore pa pagese dhe rimbursim te barnave. Berisha hodhi poshte edhe akuzat e per hemodializen. Ai tha se, ne vitin 2005, kane qene 40 te semure, ndersa te gjithe te tjeret, sic do te konstatonte revista me serioze e transplanteve, ne Shqiperi dhe ne vende te tjera, ishin te denuar me vdekje, per shkak te braktisjes se tyre. Sot jane rreth 700 te semure dhe, ne menyre absolute, nuk ekziston as edhe nje i semure i vetem, i cili sipas indikacioneve shendetesore ka nevoje per hemodialize, qe nuk perfiton nga ky sherbim. Berisha theksoi se, kostoja e ketij sherbimi eshte me e ulet se ne te gjitha vendet e tjera te Evropes. Gjithashtu, te suksesshem Berisha cileson edhe sistemin e sigurimeve shendetesore, e cila eshte nje faktor kryesor ne mbrojtjen e shendetit. Duke theksuar se te gjitha ato cfare Rama ka thene per sistemin shendetesor, nuk kane asnje baze dhe jane thjeshte trillime fushate, Berisha i ka kujtuar kundershtarit te tij sherbimin pozitiv, qe ai mori ne spitalin e Burrelit, megjithese ai eshte shprehur nga Elbasani se u ftoh ne Burrel ne reaminacionin e ketij spitali. “E degjova tek thoshte; “U ftoha ne Burrel, ndenja gjysme ore ne reanimacion dhe u ftoha aty, mora te ftohur”. Une u interesova dhe e dini se cila ishte pergjigja qe me dhane? - me falni, se edhe mjeket e perdorin kete shprehje popullore - “jo, ai ishte ftohur ne tajare”. Por, a thote burri ashtu? Majlinda, une e shoh qe ty nuk te erdhi mire qe une e perdora kete fjale, por nuk kam c’te bej se keshtu me thane. I perdor edhe populli keto shprehje, nuk kam c’bej une. Ju lutem shume, kete fjalen e fundit edhe mund ta censuroni, nese doni, por kete e thote populli, jo une”, tha Berisha.
Berisha-deputeteve: Beni degjesa me qytetaret
Reformat e shpallura se fundmi per te rinjte, bizneset dhe fermeret kane pasur impakt, te jashtezakonshem, ndaj dhe ju duhet te angazhoheni ne degjesa ne mbare vendin, per t’u njohur me problemet qe kane qytetaret. Kjo ka qene kerkesa kryesore qe kryeministri Berisha iu ka bere deputeteve te PD-se, ne komunikimin e perjavshem me ta ne mbledhjen e grupit. “Ne takimet qe kam bere, ne te cilat une vendosmerisht shkoj per te degjuar mendime, opinione, propozime, sugjerime, kritika, qortime per PD dhe programin e saj kater vitet qe vijne, sepse, e theksoj edhe nje here, ndonese ai ka ekspertizen e shkalles me te larte dhe vleresimet me te medha nderkombetare, ju garantoj se asgje nuk zevendeson mendimin qytetar, interesin qytetar, opinioni qytetar”, tha Berisha. Sipas kryeministrit me kete bashkebisedim, me kete dialog me qytetarin synimi me madhor eshte pasurimi i programit, shnderrimi ne nje program qe pershtatet, qe perputhet dhe qe u pergjigjet me shume interesave te qytetareve. “Programi per te rinjte eshte nje pergjigje e shkelqyer, shume e mirepritur nga te rinjte shqiptare per punesimin e tyre. Programi do te jete nje nxitje e madhe edhe per fuqizimin e biznesit, per rritjen e prodhimit ne teresi, por impakt jashtezakonisht pozitiv konstatoj se ka pasur paketa e reformave per bujqesine, pakete qe do ta beje bujqesine tone shume me kompetitive, do te ule koston e prodhimit, do te nxise shume interesin per biznesin dhe agro-biznesin. Ka nje potencial shume te madh”, u shpreh kryeministri.
Investimet ne shendetesi
- Semundjet e Brendshme, investim 21.4 ml euro
-Shkoder, investim 8.23 ml $,dhe 165 ml leke
-Spitali “Shefqet Ndroqi”, investim 7.48 ml euro
-Qendra e djegies, investim 950 mije euro
-Pajisje per neurokirurgjise 7.1 ml euro
-Pajisje komplekse 5.9 ml euro,
-Grafi-skopive per urgjencat 5 ml euro
-Kavaje, investim prej 8.76 ml $ dhe 140 ml leke pajisje
Rikonstruksioni i Poliklinikave
- Rikonstruksioni dhe pajisja e 5 Poliklinikave me 5 ml euro.
-Blerje e pajisje per te gjitha Qendrat e Kujdesit Paresor, 2.1 ml dollare
- Blerje teknologjie informacioni per Qendrat e Kujdesit Paresor, 700 mije dollare.
-Blerje e 4 mamografive me vlere 2 milione dollare.
- Blerje e autoklavave per mbetjet spitalore – 1.4 milione dollar.
-Rikonstruktuar Reparti i Pediatrise me 250 milione leke.
-Rikonstruktuar spitali “Shefqet Ndroqi” me 287 milione leke.
-Rikonstruktuar godina nr 3 e spitalit te Lushnjes me 77 milione leke.
-Rikonstruktuar teresisht spitali i Krujes me 95 milione leke
-Rikonstruktimi i spitalit te Gjirokastres me 80 milione leke.
-Rikonstruktimi i Spitalit Psikiatrik te Elbasanit me 54 milione leke.
-Rikonstruktimi i godines qendrore dhe Poliklinikes se Fierit me 84 milione leke.
-Kirurgjia dhe Materniteti i Elbasanit me 340 milione leke.