Premtimi i Berishes: Renie drastike e cmimeve te internetit
“Cmimi i internetit, pas fillimit keto kohe te furnizimit me internet me bande super te gjere dhe super te shpejte, nga autostrada qe inauguruam, do te kete reniet me te ndjeshme te merituara”. Ky ka qene njeri nga premtimet, qe kryeministri Berisha beri dje publikisht gjate ceremonise se inaugurimit te Qendres se te Dhenave Qeveritare. Me nje investim prej 3 milione dollaresh dhe i realizuar ne kuader te projektit “Shqiperia Dixhitale”, ajo u konsiderua nga kryeministri si nje ngjarje kyce dhe arritje shume e madhe, bazuar ne standardet me te avancuara qe ekzistojne ne kete fushe. Ky investim, i pari i ketij lloji ne administraten publike shqiptare, pritet te sherbeje si nje pike kryesore e infrastruktures se Teknologjise se Informacionit te institucione te administrates. Aktualisht, ne kete qender te dhenash jane ne funksionim mbi 12 sherbime te perqendruara qeveritare, per rreth 60 institucione te administrates publike qe perfshijne kryeministrine, ministrite dhe institucionet e tyre te linjes. “Nuk ka sektore, ne tere sektoret e tjere, qe te kete nje dinamizem sic ka ICT-ja. Ndaj dhe eshte jetike te ndjekesh horizontin e tij. Horizonti i ardhshem do te jete m-Albania, Shqiperia Mobile. Ne do te bejme gjithcka qe qytetaret shqiptare nga telefoni i tyre celular te mund te marrin te gjitha te dhenat dhe sherbimet e ketij shteti. Ky eshte objektivi. Dhe shume shpejt, ju do te jeni deshmitare te akteve te medha ne kete drejtim”, tha mes te tjerash kreu i qeverise. Duke e vijuar kete argument me cilesimin se edhe fale punes se shkelqyer qe ka bere AKEP-i dhe faktore te tjere, cmimet e telefonise jane ulur 3-5 here. “Kam qene dhe mbetem i bindur se kompjuteri, bota virtuale eshte leva e Arkimedit per te ndryshuar boten reale, per te ndryshuar jeten e individit”, u shpreh mes te tjerash kryeministri. Duke perfunduar me cilesimin, se “udhetimi yne ne boten virtuale nuk do te jete ecje, por vrapim”. Ne do te vrapojme pas horizonteve te saj, ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare, ne interesin me te mire te ekonomise shqiptare, pasi eshte faktuar se Teknologjia e Informacionit perben nje mekanizem te sigurt, te qendrueshem dhe shume te rendesishem te rritjes ekonomike te vendeve ne zhvillim”.
PS: Shqiperia nuk eshte superfuqi dixhitale, por e fundit ne rajon
Shqiperia nuk eshte aspak nje superfuqi dixhitale, por eshte vendi i fundit ne rajon sipas Bashkimit Nderkombetar te Telekomunikacioneve, organizmi me serioz ne bote ky qe vlereson arritjet dixhitale. Ky ia qene reagimi qe mberriti menjehere nga selia roze, pas deklaratave pozitive te kreut te qeverise, gjate ceremonise se hapjes se Qendres se te Dhenave Qeveritare. Permes anetares se grupit te punes per programin, Milena Harito, selia roze e konsideruar kryeministrin Berisha si nje shites produktesh qe nuk ekzistojne, teksa ka folur per suksese ne aspektin e arritjeve te sektorit dixhital ne vendin tone. “Inaugurimi i qendres se te dhenave qeveritare, eshte nje lajm i mire... Por Shqiperia, eshte mesuar me inaugurime punesh publike, qe nuk funksionojne pasi inaugurohen, keshtu qe te shohim sa funksionale do jete kjo qender”, tha ajo.