E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sako: Certifikata mirënjohjeje dhe shpërblime financiare për 59 nxënës ekselentë të Durrësit

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka shpërndarë sot 59 certifikata mirënjohjeje dhe shpërblime financiare për nxënësit ekselentë të shkollave 9 vjeçare të Durrësit.

Kryebashkiakja, në një postim në rrjetet sociale, ndau foto nga aktiviteti ku u shpërndanë certifikatat e mirënjohjes. Sako, gjatë aktivitetit u shpreh se do të vazhdojë mbështetja për nxënësit me rezultate të larta në mësime, si një akt vlerësimi nga bashkia e Durrësit, por edhe një si përpjekje për t’i motivuar ata më shumë në rrugën e dijes.

“Nga shpërndarja e certifikatave të mirënjohjes dhe shpërblimeve financiare për 59 nxënës ekselentë të shkollave 9 vjeçare të Durrësit. Ne do t’i vlerësojmë gjithmonë nxënësit të cilët kanë rezultate të shkëlqyera e që janë krenari jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për qytetin. Është pikërisht ky brez i ri që do të çojë përpara qytetin tonë”, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, u shpreh se mbështetja për brezin e të rinjve me rezultate të larta në mësime do të vazhdojë, pasi këta nxënës janë krenari jo vetëm për familjet e tyre, por edhe gjithë qytetin.

Nga ceremonia e ndarjes së certifikatave të mirënjohjes për nxënësit ekselentë të Durrësit 1 nga 19

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›