Sako: Disa zona të përmbytura në Durrës, të gjitha ekipet në terren

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Qyteti i Durrësit është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar probleme në disa njësi administrative.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në një postim në rrjetet sociale, tha se “gjatë gjithë kohës jemi në terren për t’u përballur me çdo situatë të krijuar nga këto reshje. Të gjitha ekipet tona janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë”.
Strukturat e bashkisë së Durrësit janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve dhe mjetet e rënda, zjarrfikësit, policia bashkiake janë në terren, aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.
Nga situata e krijuar nga reshjet e ditës së sotme në njësinë administrative Sukth, në fshatin Kullë janë përmbytur 6 banesa dhe 1 biznes me prezencë uji, në Hamallaj 7 banesa, Rrushkull 12 banesa të prekura, rruga te Kthesa e Perlatit ishte bllokuar, por pas ndërhyrjes nga ekipet në terren është liruar, tokë bujqësore nën ujë 70 ha.
Në njësinë administrative Manzë: 48 banesa dhe 15 biznese me prezencë uji, tokë bujqësore 100 ha nën ujë, rrugët janë të gjitha të kalueshme.
Në njësinë administrative Ishëm: në Shkafanë 3 banesa, 2 biznese të prekura, Rrotullë: 1 banesë, 1 biznes i prekur, tokë bujqësore: 50 ha nën ujë. Po punohet për zhbllokimin e dy rrugëve ku ndodhën rrëshqitje dherash
Sako informoi se aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat.
“Vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve, po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme”, tha Sako.
Kryebashkiakja Sako i bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numri telefoni:
Kryetare e Bashkisë +355694042397
Njësia Administrative nr. 1 : +355 67 396 6496
Njësia Administrative nr. 2: + 355 68 602 6066
Njësia Administrative nr. 3 :+355 69 346 4644
Njësia Administrative nr. 4: +355 67 20403946
Njësia Administrative nr. 5: +355 68 602 2222
Njësia Administrative nr. 6: +355 68 522 7118
Njësia Administrative Sukth: +355 68 202 7057
Njësia Administrative Katund i Ri: +355 69 487 4868
Njësia Administrative Rrashbull: + 355 69 912 8286
Njësia Administrative Ishëm: +355 68 202 2933
Njësia Administrative Manëz: 355 67 619 9666
Policia Bashkiake: +35552232250, +355 68 874 8477
Ndërmarrja Rruga: +355 69 395 8568
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: +355 69 241 6094
Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës: +355 69 440 3455
Ndërmarrja Komunale Plazh: +355 69 203 6667
Agjensia e Parqeve Urbane +355 68 208 7570
Policia e Shtetit: 129 & 112
Shërbimet e MZSH: 128 & +355 68 208 1123
Nga puna e ekipeve në Durrës
1 nga 9
/k.s/a.f/r.e/