E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sako: Përfundon verifikimi i dëmeve në 82 banesa, procesi vazhdon

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka bërë me dije sot se ka përfunduar verifikimi i dëmeve nga reshjet e shiut në 82 banesa, ndërkohë procesi vijon ende.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako tha se “gjatë gjithë kohës ndjekim nga afër situatën duke i qëndruar pranë qytetarëve kudo ku ka problematika. Punonjësit e të gjitha ndërmarrjeve të bashkisë, forcat e ushtrisë, grupet e emergjencave, AKMC dhe zjarrfikësit janë të gjithë duke punuar për të normalizuar situatën dhe për largimin e ujit nga banesat”.

Më herët, kryetarja e bashkisë së Durrësit u shpreh se 13 grupe specialistësh janë ngritur nga bashkia për të verifikuar në terren dëmet e shkaktuara nëpër banesa, nga situata e krijuar nga reshjet e denduara.

Në një reagim gjatë ditës së sotme, Sako nënvizoi se “prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, NISH Tulla, kryqëzimi pranë Institutit të Edukimit të Veprave Penale”.

“Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull”, tha Sako.

Reshjet e shiut përfshinë dje qytetin bregdetar të Durrësit duke sjellë probleme në disa zona.

Nga puna në terren e grupeve të punës nga bashkia Durrës për verifikimin e dëmeve nga reshjet e... 1 nga 20

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›