E Diel, 1 Nëntor 2026

Sala takim me Aliun: Bashkëpunim mes spitaleve rajonale

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, gjatë ndalesës së tij të shkurtër në Tiranë.

Gjatë takimit Sala dhe Aliu diskutuan për rishikimin e planit të veprimit në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministrja Sala theksoi se “si vende fqinje me sfida të ngjashme në shëndetësi, shohim potencial të madh për projekte të përbashkëta rajonale, përfshirë edhe bashkëpunimin mes spitaleve rajonale”.

“Dy vendet tona kanë avancuar paralelisht në procesin e shqyrtimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe po punojmë për përafrimin e legjislacionit në kuadër të kapitujve përkatës të negociatave”, tha Sala.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›