Avokati i Popullit, Endrit Shabani betohet mes kaosit të opozitës në Kuvend

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Avokati i Popullit Endrit Shabani bëri sot betimin në Kuvend, mes tensioneve të krijuara nga opozita, e cila bllokoi një pjesë të ulëseve të ministrave.
Mes tensionesh e përplasjesh, kryetari i Kuvendit lexoi formulën e betimit, ndërsa ftoi Shabanin të betohej.
Deputetët e opozitës penguan nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke zënë karriget e ministrave në Kuvend. Kjo situatë shkaktoi debate mesa mazhorancës dhe opozitës dhe është dashur ndërhyrja e Gardës për spostimin e deputetëve të opozitës.
Shabani u zgjodh Avokat i Popullit në seancën e kaluara plenare (11 dhjetor) me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, për një mandat 5-vjeçar.
Deputetë e PD, braktisën sallën e Parlamentit gjatë procesit të votimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit, me pretendimin se kishin tërhequr mbështetjen për të gjitha kandidaturat në garë.
Opozita bllokon seancën plenare të Kuvendit, foto: Florian Abazaj 1 nga 7/m.m/j.p/