E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saldatriçja e Gërdecit, Gjykata: ekspertizë ndaj mjetit që kreu shpërthimin

Gjykata ka vendosur që ditën e hënë të realizohet ekspertiza e saldatriçes se gjetur në fabrikën e Gërdecit pas shpërthimit, e cila është cilësuar si shkaku i kësaj tragjedie. Kryetari i trupit gjykues Ritvan Hado ka vendosur seancën e radhës së gjyqit ku janë të akuzuar 29 persona që oficerët e policisë gjyqësore, avokat si dhe ekspertë të laboratorit të kriminalistikës të realizojnë ekspertizën e saldatriçes. Pas kësaj në seancë kanë dëshmuar edhe 7 dëshmitarë të cilët kanë treguar për vendndodhjen e barutit në fabrikë. Në deklaratat e tyre ata kanë pohuar se baruti ndodhej në një magazinë ushtarake rreth 500 - 600 metra larg fabrikës dhe se kjo sasi baruti duhet të tërhiqej nga kontraktuesit belgë të cilët kishin një kontratë me shoqërinë SAC me pronar amerikanin Patrik Henry, sasi që duhej të tërhiqej për në Belgjikë kohë me parë. Kjo vonesë ka bërë sipas tyre të krijohet sasi e madhe baruti i cili ka qenë edhe një nga shkaqet e shpërthimit të fabrikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›