E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE fuqizojnë sanksionet ndaj Iranit

SHBA-ja, ka njoftuar vendosjen e sanksioneve kundër shtatë kompanive të huaja, përfshi edhe kompaninë shtetërore të Venezuelës, si pjesë e përpjekjeve të reja që të pengojë ambiciet bërthamore të Iranit.

Departamenti amerikan i Shtetit, gjithashtu ka njoftuar për sanksione shtesë ndaj 16 kompanive dhe individëve nga Kina, Siria, Irani, Bjellorusia dhe Koreja e Veriut për aktivitete që kanë të bëjnë me energjinë dhe armatimin bërthamor.

Bashkimi Evropian, në anën tjetër, ka fuqizuar sanksionet kundër Iranit, duke i shtuar edhe 100 firma në listën e zezë të kompanive, asetet e të cilave i ka ngrirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›