Saleh i gatshem te largohet nga pushteti - SHBA mbeshtesin propozimin e Keshillit per Bashkepunim te Gjirit Persik

Palet pranojne ne parim propozimin e Keshillit per Bashkepunim te Gjirit Persik
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga protestat ne JemenPas disa jave trazirash presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh pranoi ne parim qe te heqe dore nga pushteti. Sic njoftoi kanali televiziv amerikan CNN edhe opozita e pranoi ne parim propozimin e Keshillit per Bashkepunim te Gjirit Persik. Sipas tij Salehut dhe te gjithe atyre qe i sherbyen regjimit te tij iu garantohet liria nga ndjekja penale. Megjithate Saleh nuk e ka nenshkruar ende marreveshjen e cila parasheh doreheqjen e tij ne nje afat brenda 30 ditesh thuhet ne qarqet e larta te ministrise se Jashtme te Jemenit.
Pushteti fillimisht duhet ti kaloje zevendespresidentit Abed Rabbo Mansur Hadi. Sic njofton kanali televiziv arab i lajmeve Al Xhazira zgjedhja e nje presidenti te ri duhet te pasoje pastaj brenda 60 ditesh. Plani parasheh po ashtu krijimin e nje qeveria te unitetit kombetar.
Zedhenesi i ambasades se Jemenit ne Uashington i deklaroi CNN-it se opozita duhet te pranoje marreveshjen perfundimtare para se Salehu ta kete nenshkruar ate. Kundershtaret e regjimit e kane perseritur shume here qendrimin e tyre se e perjashtojne mundesine e imunitetit nga ndjekja penale per Salehun dhe familjen e tij.
Opozita kerkon doreheqjen e menjehershme te presidentit Saleh
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje grua ne Sanaa proteston kunder SalehutProtestat kunder presidentit po zgjasin me teper se dy muaj. Mbi 100 njerez jane vrare deri tani nga forca e sigurise dhe ithtaret e Salehut disa mijera te tjere jane plagosur.
Opozita kerkon doreheqjen e menjehershme te presidentit i cili sundon ne Jemen tash e 32 vjet. Ajo kritikon nje pike te parapare ne planin e Keshillit per Bashkepunim te Gjirit Persik sipas te ciles parlamenti i vendit duhet te miratoje doreheqjen e presidentit Saleh. Parlamenti ne Sanaa domonihet nga miqet e partise se Salehut. Zedhenesi i Levizjes se Rinise opozitare Chaled al Ansi e hodhi poshte propozimin e Keshillit Ne refuzojme cdo inciative e cila nuk parasheh doreheqjen e menjehershme te Salehut djemve dhe te afermve te tij tha al Ansi.
Saleh kishte deklaruar se fundi se deshiron te qendroje ne pushtet deri ne zgjedhjet e ardheshme te rregullta te parapara per vitin 2013. Me kalimin e kohes ai shprehu gatishmerine edhe per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme deri ne fund te ketij viti.
SHBA angazhohen per nje ndryshim paqesor te pushtetit ne Jemen
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepia e Bardhe ne UashingtonShtetet e Bashkuara te Amerikes pershendeten paralajmerimin per doreheqje te Salehut. Uashingtoni e mbeshtet nje ndryshim paqesor te pushtetit i cili i pergjigjet perpjekjeve te popullit thuhet ne nje deklarate te Shtepise se Bardhe. Shtetet e Bashkuara te Amerikes cmojne lart gatishmerine e paleve per tejkalimin paqesor te krizes politike sqaroi Shtepia e Bardhe. Ne inkurajojme te gjitha palet qe te permbushin shpejt kushtet e marreveshjes ne menyre qe populli i Jemenit shume shpejt te mund te perjetoje sigurine unitetin dhe mireqenien per te cilat eshte perpjekur me aq trimeri dhe i meriton aq shume.
Autor Esat Ahmeti dapd dpa
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi