Te Gjelberit ballkanas Te mbyllen centralet berthamore

Fukushima e tragjedise berthamor mund te jete larg per Ballkanin por jo edhe makthi i saj. Ne rajon dhe konkretisht ne Kozllodui te Bullgarise ne Cernavoda te Rumanise dhe ne Krsko te Sllovenise funksionojne aktualisht tre centrale berthamore dhe planifikohet ngritja e 5 impianteve te tjera 3 ne Turqi dhe nga 1 ne Bullgari FYROM dhe Shqiperi. Ne keto kushte dhe kur siguria nukleare po behet shqetesim global te blertet e rajonit nuk ngrejne thjesht zerin e tyre per rreziqet e energjise berthamore por po krijojne edhe nje front unik antinuklear.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Michael Tremopoulos eurodeputet grek i te Gjelberve
Eshte koha per nje bashkepunim efikas
laquoNe Ballkan kemi pervojen e Cernobilit para 25 vjetesh. Pati atehere disa levizje bashkepunime per te penguar instalimin e impianteve berthamore. Ne disa raste me sukses por tani pas aksidentit ne Fukushima mendojme se ka ardhur momenti i nje bashkepunimi efikas i thote DW eurodeputeti grek i te blerteve Mihalis Tremopullos i cili ditet e fundit udheton nga Athina ne Sofie ne Shkup dhe me 26 prill do te jete ne Ankara ne nje aktivitet te perbashket antinuklear te te blerteve ballkanas me rastin e pervjetorit te aksidentit berthamor te Cernobilit.
Erdhi koha per te vepruar eshte motoja e te Gjelberve te cilet dy jave pas Fukushimes konkretisht me 26 mars ne Sofie te Bullgarise krijuan Aleancen Antinukleare Ballkanike dhe me Deklaraten e perbashket te te blerteve nga Bullgaria Rumania Turqia Greqia FYROM dhe Serbia percaktuan platformen e kursit dhe te aktivitetit te tyre te perbashket.
Asnje central atomik ne gjithe boten
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Central atomik ne Fukushima te Japonise Te mos ndertohet asnje central berthamor jo vetem ne Ballkan por asgjekundi ne bote te kalojme tek burimet e rigjeneruara te energjise si zgjidhje alternative dhe njekohesisht te kontrollohen dhe te mbyllen centralet berthamore qe jane ne zonat sizmike apo qe projektimi i tyre ishte bere para vitit 1980 thote eurodeputeti grek i cili ne emer te krijmit te nje fronti te gjere antinuklear ne Ballkan dha me 11 prill ne Selanik nje konference te perbashket per shtyp me perfaqesuesin e partise se blerte bullgare Zelenite Borislav Sandov dhe asaj turkeYesiller Alidost Numan.
Me qendrimin e tyre unik antinuklear te mbyllen centralet e vjetra te mos ngrihet asnje i ri te blertet deshmojne aftesine e tyre per tu ngritur mbi antagonizmat apo xhelozite ndershteterore per avantazh energjetik me te cilat edhe jane veshur planet berthamore. Perfaqesuesi turk Alidost Numan u shpreh per shfuqizimin e qellimit te qeverise turke per ndertimin e 3 centraleve berthamore deri ne vitin 2023 me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Republikes Turke.
Ashtu si ai edhe bullgari Borislav Sandov per planin qeveritar qysh ne vitin 1980 dhe te riaktivizuar me 2003 per centralin e ri ne Belene ne nje zone te rrezikshme sizmike qe ne vitin 1977 dha nje termet 7.4 ballesh me 120 viktima.
Planet e parashikuara per centrale te rinj bethamore te bllokohen
Ne te njejten frekuence eurodeputeti grek denoncon flirtin e qeverive greke me energjine berthamore duke bere fjale bile per tratativa sekrete ne vitin 2008 midis kryeministrit te atehershem Karamanlis dhe homologut te tij maqedonas Gruevski per dy centrale berthamore ne Marinovo 12 km larg kufirit grek.
Kjo informate duhet te konfirmohet nga qeveria greke duke hapur arshivat e asaj kohe thote Tremopullos duke folur per klime te favorshme te atehershme me vizitat e Karamanlisit ne Belene te Rumanise dhe ne Indi por edhe prononcimin e vete Akademise se Athines qe te perftoje edhe Greqia central atomik.
Synimi i te blerteve sipas eurodeputetit grek eshte qe te ngrijne planet e Turqise Bullgarise dhe Rumanise ashtu sic nuk duhet te avancojne edhe ato te FYROM dhe Shqiperise. Por si u pergjigjen ekologjistet e blerte zerave qe i akuzojne per mungese realizmi dhe kerkesa maksimale ne nje kohe qe BE kerkon standarde sigurie te larte dhe nuk perjashton energjine berthamore
Kalim gradual ne burimet e rigjeneruara te energjise
Ne gjithnje themi Energji bertamore Jo falemnderit. Sic bene edhe te blertet ne Gjermani ne qeverine me socialdemokratet qe perpiluan nje plan 20-vjecar per pavaresimin gradual dhe kalimin ne burimet e rigjeneruara te energjise ne nuk themi ti mbyllin sot. Pavaresim gradual asnje projekt i ri berthamor dhe kalim tek burimet rigjenereneruese te energjise. Njekohesisht te mbyllen impiantet e para vitit 1980. Jane propozime realiste dhe te zbatueshme ve ne pah Tremopullos.
bNuk ka dyshim se ekologjistet ballkanas me internacionalen e tyre antinukleare ballkanike e kane vendosur steken shume lart. Aq me teper kur asnje nga qeverite nuk dha as shenjen me te vogel se do te terhiqet nga planet e saj per energjine berthamore. Nuk u mbetet vecse te pershkallezojne perpjekjen e tyre.
Ky eshte prologu i zhvillimit te levizjes antinukleare. Besojme se levizjet duhet te zhvillohen brenda shoqerive ku behen keto plane. Nuk mund te behet me mesime nga jashte thekson eurodeputeti grek i cili sic thote po percjell shqetesimin e te blerteve ballkanas edhe ne Parlamentin Evropian.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi