E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hotelet bosh po sherbejne si konvikte studentesh ne Gjermani

Semestri veror 2011 sapo ka filluar ne universitetet gjermane nderkohe qe shume studente ende nuk kane gjetur nje cati mbi koke. Konviktet e studenteve nuk mjaftojne. Problemi eshte qe gjendja gjate vitit te ardhshem do te veshtiresohet edhe me shume sepse ne vitin 2012 maturen do ta kryejne dy gjenerata njera e cila ne shkollen e mesme ishte 13 dhe tjetra 12 vite. Prandaj edhe kerkesat per nje vend ne konvikt jane shtuar. Po si po e zgjidhin kete situate disa studente

Ne nje dhome hoteli Jens Pasen i cili po pastron tavolinen e punes ka mjaft hapesire per te jetuar dhe punuar. 23 - vjecari studjon gjermanishten dhe anglishten. Dhoma duket e renovuar dhe e pastruar dhe ka nje banje te vecante. E vecanta eshte qe ai eshte vendosur ne hotelin Bockhorn. Te pakten keshtu shkruan ne hyrje. Kjo eshte nje dhome e madhe ndersa se bashku me dhomen tjeter poshte jane 275 metra katrore. Ne mengjes se bashku me shoqen time me te mire kemi ardhur ketu. Pasi nuk kishte njeri tjeter kemi marre dhomat me te medha te cilat natyrisht jane edhe me te shtrenjtat. Kam qene perpara ne nje konvikt i cili do te rrenohet dhe atje do te ndertohet nje godine e re. Shkova ne organizaten e studenteve dhe pyeta ku mund te sistemohem Ata me propozuan kete vend ku une gjeta nje dhome thote Jens.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje dhome studenti ne Gjermani

Hoteli u kthye ne konvikt

Organizata e studenteve ne Mynster ka marre me qira hotelin e dikurshem Bockhorn per pese vitet e ardhshme. Ai eshte nje prej tri hoteleve te zbrazeta ku tani do te vendosen studentet. Organizata e studenteve ne Mynster ka ne dispozicion rreth 5000 dhoma ne 22 godina por as kjo nuk mjafton thote zedhenesi i saj Gisbert Schmitz.

Schmitz Ne vleresojme se kemi nevoje edhe per 1000 vende te tjera. Ne fakultete flitet per numra te ndryshem te studenteve qe do te pranohen por ende nuk eshte e qarte se cili do te jete numri i sakte.

60 milione euro ka investuar organizata e studenteve ne Mynster gjate 10 viteve te fundit shumicen per vendbanimin e studenteve. Para per ndertimin e godinave te reja nga landi i Renanise Veriore - Vestfalise per disa vitet e ardhshme nuk do te kete. Nderkohe qe vitin e ardhshem ne studime priten dy gjenerata te shkollave te mesme ajo qe maturon pas 13 dhe tjetra pas 12 viteve. Schmitz Ka qytete te cilat jane te lumtur per kete shkak. Tek ne 12 e studenteve jetojne neper konvikte ndersa ne qytetet tjera 6 - deri ne 10 . Kjo ka te beje me atraktivitetin e qytetit Mynster dhe natyrisht me ofertat e banesave ne tregun e lire.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Salle leksionesh

Jo te gjithe studentet te kenaqur me cmimet

Ata qe gjejne nje vend ne hotelin Bockhorn duhet te jene te kenaqur sepse ai ka vetem 17 dhoma. Ne njeren prej tyre eshte vendosur studenti nga Pekini Lio Wantao. Lio Wantao Dhoma ka 13 metra katrore dhe kushton rreth 277 euro ne muaj. Per mua eshte pak teper e shtrenjte sepse me pare ne Hanover kam paguar per nje dhome 190 euro.

Fakti qe dhoma eshte prane stacionit hekurudhor ku degjohen edhe trenat per studentin kinez nuk paraqet ndonje problem sa banjo e vogel. Atij nuk i pelqen as guzhina e perbashket. Ndersa Jens Pasen nuk ka cfare te kritikoje. Cmimi per te eshte normal ndersa ne afersi jane kinot qendra e qytetit dhe universiteti. Njeriu mund te mesohet me jeten ne hotel thote ai. Tregu i banesave ne Mynster eshte shume brutal ne vecanti ne qender te qytetit. Po se fundi edhe ne zonat periferike te cilat jane bere shume atraktive. Ka me mijera studente qe kerkojne vendbanim dhe jane te lumtur nese e gjejne nje vend.

Organizata e studenteve nderkohe po mendon edhe me larg eshte shtuar interesi per ndertimin e nje godine ne afersi te stacionit hekurudhor. Mbase do te gjendet edhe dikush qe do te financoje kete projekt. Gisbert Schmitz zedhenesi i studenteve Ky vend eshte i pershtatshem per shkak te lidhjeve te mira te trafikut dhe afersise me konviktet tjera. Per investoret eshte atraktive qe studenteve tu ofrojne vendbanime te reja.

Autor Marco Poltronieri/Bahri Cani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›