Sali Berisha: Nuk do njoh zgjedhjet

Kryeministri në detyre, Sali Berisha, deklaron se nuk do ta njohë pushtetin e ri, pasi sipas tij, ai ka dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista. Berisha thotë se do të luftojë për votën e lirë të shqiptarëve. Ai deklaron:
Ky eshte ndryshim! Nga rinumerimi ne Lezhe, 1200 vota te vjedhura
Te dashur miq, rinumerimi i fleteve te votimit deshmoi se karteli i droges qe erdhi ne pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhune, terror e para te pista 1200 vota vetem ne qarkun e Lezhes dhe tani, po me dhune, terror dhe para te pista, duan te bllokojne rinumerimin e votave dhe te mbrojne mandatet e krimit. Ky eshte ndryshimi qe donin trafikantet dhe miqte e tyre!! Por ne demokratet pushtetin e dale nga krimi, droga dhe parate e pista nuk do e pranojme kurre! Perpara per voten e lire te shqiptareve!
-----
Gjatë ditës në Shqipëri do të fillojë votimi për zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Dmeokratike shqiptare e cila në zgjedhjet e fundit pësoi disfatë të rëndë.
Kandidatë për kreun e partisë pas dorëheqjes së kryeministrit në largim, Sali Berisha, janë Sokol Olldashi dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Analistët në Tiranë theksojnë se ka munguar debati për disfatën e PD-së në zgjedhje, por gara për lider të partisë kurrsesi nuk mund të vlerësohet si formale, siç ka ndodhur në disa parti të tjera, ku pothuajse paraprakisht dihej se kush do të zgjedhej./Indeksonline/