E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon fushata negative greke kundër autoriteve të Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi sulm personal ndaj kryeministrit Andonis Samaras duke e akuzuar se nuk do zgjidhje për çështjen e emrit, shkruan gazeta "Ta Nea".

Në sulmet e panumërta ndaj autoriteteve të Maqedonisë për "irredentizëm, nacionalizëm, jokonstruktivitet, papajtueshmëri" dhe të ngjashme, mediat greke këtë herë e akuzojnë presidentin Ivanov se deklarata e tij është "sulm personal" ndaj Samarasit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

"Duke e komentuar përgjigjen e kryeministrit grek ndaj kolegut të tij maqedonas Nikolla Gruevski, Ivanov pohoi se pala greke i ka refuzuar të gjitha nismat që ata i kanë ndërmarrë, duke iu përqëndruar personalisht Andonis Samarasit tha: Nuk mund të presim asgjë tjetër nga njeriu i cili para dy dekadave e krijoi problemin dhe tani dëshiron ta shmangë zgjidhjen e tij".

Mediat tjera informative shkojnë edhe më larg duke komentuar se deklarata e Ivanovit ka qenë e "pacipë dhe "shumë e ashpër".

"Letra e kryeministrit grek Samaras vetëm konfirmoi se Maqedonia nuk ka me kë të bisedojë që të vijë deri në zgjidhje për emrin. Dialogu është mënyrë e vetme të tejkalohen mospajtimet. Pala greke i refuzoi të gjitha nismat që i ndërmorrëm ne. Nuk duhet të pritet asgjë tjetër nga njeriu i cili para dy dekadave e krijoi problemin dhe tani dëshiron ta shmangë zgjighjen e tij", e transmetojnë mediat greke deklaratën e presidentit të Maqedonisë.

Gazetarët grek të cilët merren me kontestin për emrin, dje përmes mediave të tyre shprehën pakënaqësi për shkak të asaj që "mediat proqeveritare në Maqedoni e kanë akuzuar Samarasin për arrogancë, për shkak se i ka refuzuar propozimet e kryeministrit Gruevski..."

Samaras në përgjigjen e letrës së Gruevskit e akuzoi palën maqedonase se "retorika dhe aksionet e Shkupit jo vetëm që e kanë penguar mirëkuptimin mes dy vendeve, por e kanë kthyer edhe popullin kundër Greqisë me akuzat se Athina është fajtore për të gjitha problemet në vend". Sipas tij, Athina ka qenë "pala konstruktive në marrëdhëniet mes dy vendeve". /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›