Sali Berisha i ka shpallur luftë medias shqiptare
Me një vetëdije të plotë ai shfaqi cinizmin e tij disa orë pas vdekjes së zotit Dritan Hoxha dhe më pas përdori gjithë mekanizmat e tij politikë dhe mediatikë që ka nën kontroll për ta mbajtur gjallë këtë cinizëm. Në një fushatë të paprinciptë ai po përpiqet të penalizojë median për një akt që nuk e ka kryer dhe të shpikë një fshehje krimi që media nuk e ka bërë. Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës, mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit profesional.
Ne gazetarët shqiptarë nuk kemi fshehur asnjë krim dhe nuk mund të ndjehemi fajtorë për një gjë që s’e kemi bërë. Ata që kanë fshehur krime shtetërore në këtë vend janë në pushtet dhe po përpiqen të shpëtojnë autorët. Ne gazetarët shqiptarë po përpiqemi t’i zbardhim këto krime. Për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga instrumentalizimi i institucionit të Partisë Demokratike si partia kryesore në vend për t’u përdorur në një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes së një prej emrave të njohur të saj, për shkak të mllefeve personale të kryetarit të kësaj partie, Sali Berisha. Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj, vetëm për të demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam në anën e viktimës dhe për këtë arsye kryemisnitri na ka shpallur luftë.
Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, jemi të shqetësuar nga fryma e denigrimit dhe fushata e fyerjeve që kryeministri, Sali Berisha, ka nisur prej kohësh ndaj komunitetit të gazetarëve shqiptarë, madje dhe ndaj atyre të huaj, siç qe rasti i gazetës “New York Times”, për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj qeverisë që ai drejton. Ne u rreshtuam në mbrojtje të kolegëve tanë dhe për këtë aryse kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, i bëjmë thirrje botuesve shqiptarë, drejtuesve profesionistë të medias shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, ta shënojnë këtë fushatë si një akt të rëndë kundër lirisë së shtypit të udhëhequr nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, tek i cili janë zgjuar atavizmat më të errëta të historisë së tij problematike me shtypin shqiptar.
Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, jemi të angazhuar ta përballojmë këtë betejë me të si një detyrim moral, profesional dhe njerëzor që kemi ndaj lexuesve tanë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.
Lista e firmosësve
1. Armand Shkullaku
2. Ylli Rakipi
3. Mero Baze
4. Andi Bushati
5. Skënder Minxhozi
6. Ilir Babaramo
7. Blendi Fevziu
8. Andi Bejtja
9. Rudina Xhunga
10. Arban Hasani
11. Mustafa Nano
12. Sokol Balla
13. Filip Çakuli
14. Enton Abilekaj
15. Alfred Peza
16. Anila Basha
17. Pandi Gjata
18. Henri Çili
19. Baton Haxhiu
20. Alba Malltezi
21. Franko Egro
22. Valbona Kurti
23. Arian Çani
24. Ilir Yzeiri
25. Elert Yzeiri
26. Eni Vasili
27. Andrea Stefani
28. Lorenc Vangjeli
29. Ben Andoni
30. Artan Hoxha
31. Denis Minga
32. Sokol Shameti
33. Denion Ndrenika
34. Roland Zili
35. Ardita Bala
36. Bledar Kuka
37. Rezart Xhaxhiu
38. Gent Dervishi
39. Poli Hoxha
40. Armando Meta
41. Luan Kondi
42. Laureta Ryçi
43. Ervin Koçi
44. Aleksandër Çipa
45. Desada Meta
46. Martin Leka
47. Besnik Myftari
48. Urim Bajrami
49. Ylli Pata
50. Dori Lika
51. Juli Krisafi
52. Mentor Nazarko
53. Alban Dudushi
54. Bledar Zaganjori
55. Mentor Kikia
56. Robert Prifti
57. Mimoza Picari
58. Altin Kreka
59. Marin Mema
60. Erina Matraxhiu
61. Alma Demiraj
62. Sokol Bregu
63. Elona Meço
64. Klodiana Kapo
65. Enkelejd Llanaj
66. Leonard Nanaj
67. Genta Popa
68. Irma Toptani
69. Ada Heqimi
70. Ornela Islami
71. Roland Qafoku
72. Qamil Xhani
73. Leonard Karaj
74. Aulona Kadillari
75. Enton Palushi
76. Ilir Paço
77. Matilda Bega
78. Eva Paja
79. Ervin Dushi
80. Artur Kuka
81. Alberta Zani
82. Saimir Kodra
83. Genti Pjetri
84. Alkida Budini
85. Armir Shkurti
86. Anila Rrushi
87. Esmeralda Bardhyli
88. Monika Leka
89. Eva Gjura
90. Florian Serjani
91. Armand Maho
92. Fitim Zekthi
93. Rildo Ngjela
94. Luljeta Progni
95. Bardhi Sejdarasi
96. Andi Tela
97. Redi Gjuzi
98. Reis Çiço
99. Adrian Thano
100. Artur Zheji
101. Arion Sulo
102. Dhimitër Gjoka
103. Endri Xhafo
104. Sali Juniku
105. Irida Vasia
106. Viola Keta
107. Anila Jole
108. Sonila Agostini
109. Donald Jorgoni
110. Gazemend Janku
111. Zilie Feçi
112. Mira Kazhani
113. Ardita Beçolli
114. Klara Asqeriu
115. Lira Burgija
116. Zeqir Gjata
117. Rosalba Bejdo
118. Elona Duro
119. Aurel Boriçi
120. Blerina Moka
121. Endi Tufa