E Diel, 1 Nëntor 2026

Sali Berisha, je një burrë i poshtër!

Nga Erion Braçe

Sali Berisha, je një burrë i poshtër si çdo autokrat i korruptuar dhe gjakatar ndaj opozitës.

Sali Berisha paska inauguruar autostradën Levan- Damës si loti i parë i autostradës Levan- Tepelenë.

Sali Berisha na paska thënë se opozita ka penguar këtë rrugë, se opozita nuk votoi shtesën e parave që kjo rrugë të mbaronte.

Sali Berisha, je një burrë i poshtër. Unë nuk besoj në lajthitjen tënde të qëndrueshme. Jo! Ti çdo gjë e ngatërron me dashje!

Sali, ka vetëm një bllokues e votues të ndërtimit të rrugës Levan- Tepelenë. Ai është Sali Ram Berisha, lindur në Tropojë, por rritur nga regjimi diktatorial me mllef e urrejtje në Tiranë.

Në maj 2005, socialistët i dorëzuan Kuvendit dy marrëveshje huaje, njëra për rrugën Levan- Tepelenë, e dyta për autostradën Levan- Vlorë.

Sali Berisha, i ardhur në pushtet, iu dorëzua revanshit dhe hakmarrjes ndaj Jugut, nga Fieri e poshtë. Hakmarrja e tij ra mbi dy akset më të rëndësishme të Jugut.

Nga shtatori në janar 2008, Sali Berisha refuzoi të miratonte në Kuvend dy marrëveshjet e huasë për ndërtimin e Levan- Tepelenë e Levan- Vlorë. Madje duke ushtruar presion të madh ndaj dy bankave zhvilluese, BERZH e BEI. Ato nuk u dorëzuan!

Pra, tre vjet Sali Berisha mbajti peng ndërtimin e rrugëve të Jugut.

Pas 2008-tës, kur u miratuan marrëveshjet për ndërtimin e rrugëve, bëri dëmin tjetër, ia dha ato për ti ndërtuar një kompani me drejtues serb e nënkontraktor fytyrën më të korruptuar pranë tij, pronarin e gazetës apo shkruesin e librave për Atë, Sali Berishën.

Korrupsioni është arsyeja pse rruga Levan- Tepelenë nuk ka mbaruar ende pas shtatë vitesh.

Kjo është arsye që pasi u vodh, rruga Levan- Vlorë u shtua me 19 milion euro të tjera, borxh që do e paguajmë ne shqiptarët.

Korrupsioni është arsyeja që pasi u vodh edhe rruga Levan- Tepelenë, do të shtohet në kosto me një tjetër shtesë parash.

Korrupsioni të bën edhe më të poshtër Sali Berisha!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›