A rrezikohet edhe këtë vit statusi?

Kjo është pyetja që nuk ka ende një përgjigje të prerë, por duke parë që opozita nuk do ta japë votën më 6 gusht, duke vendosur si kusht edhe një sërë ndryshimesh të tjera në Kushtetutë, atëherë muaji shtator është hapësirë shumë e ngushtë kohore për t’i bërë të gjitha përmbylljet e ndryshimeve, duke parë ritmin e tanishëm.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, kërkoi nga klasa politike që të veprojë me shpejtësi dhe të mos bëjë pushime në këtë moment, por nga ana tjetër, duket se muaji gusht do të jetë i njëjtë si në të gjitha vitet e tjera. Për ministren e Integrimit, heqja e imunitetit është kushti i fundit i paplotësuar nga Shqipëria. Thuajse 10 ditët e fundit, mazhoranca i ka bërë apel çdo ditë Partisë Socialiste për të dhënë votën e saj në seancën e së hënës së ardhshme.
Sot, një apel i tillë erdhi nga shefja e Integrimit, Majlinda Bregu, e konsideroi urgjente miratimin e këtij ligji. “Sot kemi një çështje urgjente për t’u zgjidhur heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë, e kërkuar hapur për të qenë detyrim në Planin e Veprimit, brenda prioriteti 8, që është lufta kundër korrupsionit. Sot unë vazhdoj të shpresoj se kërkesa për ta votuar heqjen e imunitetit brenda muajit korrik, e bërë si nga zoti Bushati, në cilësinë e kryetarit të Komisionin të Integrimit, ashtu dhe nga zoti Balla, si dhe e miratuar në Komision të Integrimit, të mos kenë qenë vetëm fjalë në erë”, tha ajo.
Bregu paralajmëroi se nëse ndryshimet nuk miratohet në këtë datë, rrezikohet seriozisht marrja e statusit të vendit kandidat. Kujtojmë se raporti i Komisionit Evropian përmbyllet brenda muajit shtator, ndërsa publikohet më 12 tetor dhe pas një muaji, pra në nëntor merret vendimi përfundimtar. “Data 6 gusht nuk është tekë e Partisë Demokratike, është respektim i rregullores së Parlamentit, të cilën e kemi votuar bashkë. Data 6 gusht është data që e solli Partisë Demokratike përsëri në terrenin e kompromisit për të votuar variantin e propozuar, të komentuar dhe të përmirësuar mbi komentet e saj, nga opozita. Unë nuk shoh asnjë arsye se pse data 6 gusht nuk duhet të jetë data kur ne mund të bashkojmë votat tona për heqjen e imunitetit. Shtatori nuk është muaj e kohë e lirë. Vendimet në Komisionin Evropian nuk kanë lirshmërinë për t’u menduar e rimenduar sipas ndryshimit të humorit dhe tekave të Edi Ramës”, tha zonja Bregu.
Ajo shtoi se mazhoranca do të votojë më 6 gusht heqjen e imunitetit, duke pranuar të gjitha propozimet e opozitës. “Ne do të votojmë në datën 6 gusht heqjen e imunitetit, si një shprehje e vullnetit të kësaj mazhorance, për të pasur zyrtarët e lartë të këtij vendi, gjyqtarët e këtij vendi pa imunitet dhe të gjithë të barabartë para ligjit. E sigurt është që heqja e imunitetit nuk është i vemti detyrim në luftën kundër korrupsionit, por ju siguroj se në një monitorim të ngushtë me Komisionin Evropian rezulton se të gjitha detyrimet, pjesë e 12 rekomandimeve dhe të gjitha detyrimet që janë brenda pikës së luftës kundër korrupsionit, i janë afruar përmbushjes së masës kritike. Nëse Edi Rama kërkon ta mbajë përsëri peng këtë vend për një agjendë të ngushtë personale, jam e sigurt se humbja e tij në 2013 do të jetë edhe më e madhe sesa ajo që ka përjetuar në 2011 e me radhë”, u shpreh Bregu.
Edhe gjatë ditës së sotme, debati ishte nëse 6 gushti ishte miratuar me konsensus ose jo. Për mazhorancën, kjo datë është caktuar në bazë të Rregullores së Parlamentit, ndërsa opozita thotë se data u vendos në mënyrë arbitrare nga mazhoranca, duke nënvizuar se në këtë rast nuk është i rëndësishëm data, por vendimi për ndryshimet kushtetuese.
“Amendamenti i propozuar nga një grup deputetësh në 2008 ka përcaktuar procesin, ka vendosur kufij kohorë minimal në këtë proces, që të mos abuzohet. Rregullorja përcakton 2 javë kohë të lira, pa veprimtari para thirrjes së mbledhjes së komisionit dhe 2 javë të detyruara para shqyrtimit në seancë plenare. Nisma e PD-së është regjistruar në 6 korrik, seanca është lënë në 6 gusht, gjithsej 31 ditë kalendarike, nga këto 28 janë ditët që rregullorja i ka të kushtëzuara për shpalljen publike të projektit final, mbeten vetëm 3 ditë pune, kaq kanë qenë dhe ditët që i janë kushtuar procesit. Data 6 gusht është caktuar në mënyrë arbitrare, e njëanshme, e parapërcaktuar dhe është jashtë çdo logjike të frymës kushtetuese dhe rregullave parlamentare", tha deputeti Fatmir Xhafaj.
Deputeti i opozitës tha se po ushtrohet presion ndaj tyre dhe se po kërkohet me imponim dhënia e votës. “Këta duan t’i imponohen opozitës për gjithçka edhe në gjëra të thjeshta procedurale. Data 6 gusht u vendos pa konsensus. Kryeministri spekulon, do të kapet fort pas datës, do t’i imponojë opozitës vullnetin e vetë, agjendën dhe forcën e vetë. Do të përdorë partnerët ndërkombëtarë në funksion të debatit dhe interesave të tij të brendshme politike”, tha ai. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, në një letër drejtuar kryeministrit Sali Berisha, thotë se heqja e imuniteti është një hap kurcial dhe me shumë rëndësi për rrugën e integrimit. /S.Ll/Start/
2012-08-02 15:04