E Enjte, 5 Nëntor 2026

Salianji për degën e PD-së në Korçë: “Opozita është sakrificë, betejën e kemi me PS-në”

“Opozita është sakrificë, betejën e kemi me PS-në”, ishte ky mesazhi i dhënë sot në Korçë, nga deputeti i zgjedhur Ervin Salianji, pas dorëheqjes seë anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të seksioneve të degës së PD-së Korçe. Ai tha se vijon puna për ristrukturimin e degës, ndërsa vlerësoi arritjet e saj në zgjedhjet e fundit parlamentare.“Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike në Korçë. Pa disktuim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërksa? Të dëmtohet PD në opozitë?”.tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›