Salianji reagon nga burgu: Sot socialistët fshinë emrin tim. Beteja politike vazhdon!

Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka kthyer skenarin e kaosit në Kuvend. Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji, opozita shkaktoi kaos e tensione.
Vetë deputeti Salianji ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për seancën e sotme plenare duke theksuar se, edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rrodhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon” shkruan ai.
/rtsh.al/