E Martë, 3 Nëntor 2026

Salianji u dërgon letër ambasadorëve dhe europarlamentarëve: Jam i burgosur politik

Ish-deputeti Ervin Salianji u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së.

Në letër Salianji thekson detajet e procesit ndaj tij dhe sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, se “kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare”.

Ish-deputeti rendit edhe provat për të cilat thotë se nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata.

Në mbyllje të letrës e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e Elbasanit.

Në mbyllje, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›