E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputetja Ludford beson ne heqjen e vizave



Baronesha Ludford ben pjese ne komisionin e drejtesise dhe ceshtjeve te brendshme
Parlamenti Evropian pritet te votoje te enjten me nje shumice te konsiderueshme ne favor te propozimit te Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen.
Ne nje interviste per BBC-ne ne prag te ketij votimi eurodeputetja britanike Sarah Ludford thote se bllokimi i levizjes se lire te qytetareve nga ndonje vend anetar i Bashkimit Evropian do te ishte nje hap prapa.
Megjithate ajo tha se votimi ne Parlament nuk do te thote se heqja e vizave eshte pune e kryer. Fjala e fundit ne kete proces i takon Keshillit te Ministrave te BE-se ku perfaqesohen 27 vendet anetare te organizates.
Baronesha Ludford anetare e komisionit per drejtesi dhe punet e brendshme thote se Parlamenti Evropian po ushtron presion qe Kosova per te cilen nuk ka ndonje propozim konkret per heqjen e vizave te mos lihet ne harrese.
Gezim Guri i BBC-se bisedoi me Baroneshen Ludford.
BBC Cfare prisni nga votimi ne Parlamentin Evropian Si do te votojne grupet e ndryshme politike

Baronesha Ludford Une kam bindjen se Parlamenti Evropian do ta shprehe edhe me voten e tij mbeshtetjen e vet pozitive per udhetimet pa viza per qytetaret e Bosnje-Hercegovines dhe Shqiperise ne menyre qe kjo te realizohet sa me shpejt. Ky hap ploteson me mire kuadrin e levizjes se lire te qytetareve te Ballkanit Perendimor pasi vitin e kaluar qytetaret e tre vendeve te tjera te rajonit perfituan nga heqja e regjimit te vizave.
Megjithate ne jemi te ndergjegjshem se ende nuk eshte zgjidhur ceshtja e levizjes se lire per qytetaret e Kosoves. Ende nuk ka ndonje propozim konkret qe edhe qytetaret kosovare te perfitojne nga levizja e lire. Ne eurodeputet po ushtrojme presion qe populli i Kosoves te mos lihet ne harrese
BBC - Pra ju nuk prisni ndonje surprize ne votimin qe do te behet te enjten ne Parlamentin Evropian per propozimin qe ka paraqitur Komisioni Evropian per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen
Baronesha Ludford Jo. Kam kenaqesine te them se kryesisht fale punes se shkelqyer gjate 18 muajve te fundit dhe rolit udheheqes te koleges sime te grupit socialdemokrat eurodeputetes sllovene Tania Fallon eshte siguruar mbeshtetje e konsiderueshme nga te gjitha grupet politike qe perfaqesohen ne Parlamentin Evropian. Prandaj ne nuk parashikojme qe te kete ndonje problem persa i perket mbeshtetjes se shprehur me vote.
Sigurisht une nuk them se do te jete nje votim unanim por ne parashikojme qe propozimin e Komisionit Evropian per udhetime pa viza do ta mbeshtese nje shumice e konsiderueshme. Duhet te sqaroj se fjala eshte per udhetimet si vizitore deri ne tre muaj.
BBC - Ne kalendarin e te gjithe procedures se marrjes se regjimit te udhetimit pa viza sa i rendesishem eshte votimi i eurodeputeteve per propozimin e paraqitur nga Komisioni Evropian
Baronesha Ludford Procedura eshte kjo Komisioni Evropian paraqet nje propozim gje qe tashme e ka bere duke parashikuar qe ne rastin konkret Bosnja dhe Shqiperia do te permbushin standardet dhe kushtet e kerkuara si menaxhimi i efektshem i kufijve pranimi i shtetasve qe riatdhesohen nga vende te Bashkimit Evropian apo lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Pra ishin disa standarde qe keto dy vende duhet te arrinin. Komisioni Evropian e hapi driten e gjelber para tri javesh kur arriti ne perfundimin se standardet ishin permbushur. Prandaj edhe Parlamenti Evropian ka besim te plote ne qendrimin per ta mbeshtetur kete proces.
Pas votimit ne Parlamentin Evropian ky propozim do te paraqitet para Keshillit te Ministrave ku perfaqesohen 27 vendet anetare te BE-se. Ata duhet te marrin vendimin perfundimtar. Ne po iu bejme thirrje atyre qe ta mbeshtesin kete propozim. Eshte shume e rendesishme qe Bashkimi Evropian te dergoje mesazhe pozitive te qarta per vullnetin politik per integrimin e vendeve dhe popujve te Ballkanit Perendimor. Ne e dime se po tiu krijosh mundesi njerezve qe te udhetojne dhe te shohin se si funksionojne gjerat ne vende te ndryshme te Evropes kjo do te forcoje ndjenjen e te qenit evropian dhe deshiren per tu anetaresuar nje dite ne Bashkimin Evropian duke marre parasysh edhe perpjekjet e medha qe kerkon ky proces.
Eshte ironike qe me pasaportat jugollave deri para 20 vjetesh ishte e mundur levizja e lire ne Evrope. Ne nje kuptim po kthehemi pas te status quo-ja e 20 vjeteve me pare. Tani duhet te hedhim hapa perpara. Une shpresoj qe gjate festave te fundvitit per Krishtlindje apo Vitin e Ri qytetaret e vendeve te Ballkanit Perendimor te kene mundesi qe ti hipin avionit apo trenit per te udhetuar drejt vendeve te BE-se.
BBC - Thate se shpresoni qe kjo te arrihet. Nga nje deri ne dhjete sa besim keni se qytetaret e Bosnje-Hercegovines dhe Shqiperise do ta marrin kete dhurate krishtlindjesh
Baronesha Ludford Sinqerisht qe nuk mund ta them. Ajo qe mund te them eshte se besoj se Parlamenti Evropian do te votoje pozitivisht per kete propozim dhe do tiu beje nje thirrje te forte qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Evropian qe ne takimin e Keshillit te Ministrave te pajtohen me ne se bllokimi i levizjes se lire ne kete moment do te ishte nje hap prapa. Levizja e lire nuk nenkupton te drejten e shtetasve te ketyre vendeve per te punuar pra nuk eshte nje ceshtje imigracioni dhe levizja e lire nuk duhet perfshire ne debatin e gjere per imigracionin apo imigracionin e paligjshem. Ky eshte nje hap qe i pergatit vendet dhe qytetaret e Ballkanit Perendimor per te ardhmen e tyre evropiane.
Une shpresoj se ato vende anetare te Bashkimit Evropian qe kane medyshje rreth procesit te liberalizimit te vizave dhe levizjes se lire do ta kuptojne se shperblimi qe do te kene nga ky proces eshte shume me i madh se cdo dyshim qe kane apo se cdo problem te brendshem politik qe mund te kene. Pra une nuk do tju jap ndonje shifer nga njeshi deri te dhjeta sic kerkuat ju por mund tju them se kam shume besim se keto argumente pozitive do te mbizoterojne nese perpiqemi te gjithe se bashku per te larguar cdo hezitim qe mund te kene vende te ndryshme. Nuk mund te themi se heqja e vizave eshte pune e kryer por mund tju siguroj se eurodeputetet do te bejne presion mbi qeverite e 27 vendeve anetare per ta ndezur perfundimisht driten e gjelber qe levizja e lire te mundesohet brenda ketij viti.
BBC - Baronesha Ludford ju jeni mbrojtese e flakte e te drejtes se qytetareve te vendeve te Ballkanit Perendimor per levizje te lire. Por edhe nese ashtu sic pritet Keshilli i Ministrave e ndez driten e gjelber qytetaret e Shqiperise dhe ata te Bosnjes nuk do te kene te drejte te vizitojne pa vize te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Mund tju permend ketu vendin tuaj Britanine.
Baronesha Ludford Kjo eshte e vertete dhe me vjen mire qe ma kujtoni kete lidhje. Ne njefare kuptimi trishtohem per kete por Britania nuk ben pjese ne zonen e Shengenit pra nuk eshte pjese e marreveshjes per levizjen pa viza. Britania ka kriteret e saj per vizitat e shtetasve nga vendet qe nuk jane anetare te Bashkimit Evropian. Deri tani qeveria britanike nuk ka marre ndonje vendim per udhetimin pa vize te qytetareve nga vendet e Ballkanit Perendimor. Une do te vazhdoj tia paraqes argumentet e mia qeverise ne Londer dhe besoj se kete do ta bejne edhe koleget e mi eurodeputete nga vendet qe nuk bejne pjese ne Shengen. Personalisht me vjen keq qe tani per tani nuk do te jem ne gjendje ti pres miqte e mi nga Ballkani Perendimor pa vize ne Londer. Por po punojme per ta arritur kete.

7 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›