E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga-Fyle Te nise dialogu per vizat


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar në Bruksel me komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle, me të cilin ka diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, gjatë takimit zonja Jahjaga ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet shtesë për nisjen e dialogut të liberalizimit të vizave.

“Ky proces duhet të fillojë pa vonesa”, është shprehur kryetarja e shtetit kosovar.

Ndërsa Fyle nga ana e tij ka nënvizuar se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e reformave për realizimin e aspiratave evropiane.

Jahjaga po qëndron për një vizitë disaditore në Bruksel, ku do të takohet edhe me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, si dhe me presidentin Herman Van Rompuy.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Britania: Mbështetje të fuqishme Kosovës
Ministri britanik për Evropën, David Lidington ka shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE-së.
Stefanovic: Jo agjentë kosovarë në veri
Negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic i ka bërë thirrje qeverisë së Prishtinës që të mos dërgojë doganierë në veri. Rexhepi: Pikat kufitare, zona ushtarake
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi e ka vlerësuar si të qetë dhe nën kontroll situatën në veri të vendit. Kosovë, imuniteti, Kuvendi refuzon Kushtetuesen
Kuvendi i Kosovës nuk bashkëpunon me Gjykatën Kushtetuese në zgjidhjen e çështjes së imunitetit të deputetëve kosovarë. Një çështje kjo e ngritur nga qeveria kohë më parë pjesë e së cilës duket se Kuvendi nuk do të bëhet. Kosova, Vatikani: Së shpejti lajme të mira
Qytetarët kosovarë do të marrin së shpejti nga Vatikani lajme të mira përsa i përket njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Lajmet kryesore

Greva, ACR tërhiqet
Drejtuesit e sindikatave: Dërguan letër, duan marrëveshje
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zjarre në Berat e Elbasan
CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›