Lampard rikthehet ne 16 tetor

Mesfushori anglez i Celsit Frenk Lampard mund ti rikthehet fushes ne ndeshjen kunder Aston Viles ne 16 tetor pas demtimit qe e la jashte per gati dy muaj. 32-vjecari pati nje problem me hernien gjate ndeshjes se fituar 2-0 me Stoke Sitin ne muajin gusht dhe prej atehere vazhdon periudhen e riaftesimit. Ai ka humbur edhe dy ndeshjet e para te kombetares angleze ne eliminatoret e Evropianit si dhe ate kunder Malit te Zi ne fundjave. Gjithsesi tashme duket se gjendja e lojtarit eshte normale dhe ai shpreson te jete ne fushe ne perballjen e 16 tetorit perballe Aston Viles ne transferte. Nuk dua te vendos data por shpresoj te rikthehem pas ndeshjeve te kombetareve u shpreh Lampard per Evening Standard.