E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen shkarkimet ne Vaun e Dejes Situata sot ne HEC-e

TIRANE-Ministria e Energjitikes Tranporteve dhe Telekomunikacionit njoftoi sot situaten me te fundit nga HEC-et ku mesohet se jane mbyllur portat e shkarkimit ne Vaun e Dejes.

Nga njoftimi per shtyp mesohet se kutota ne hidrocentralin e Fierzes shenon 285.80 m nderkohe qe kuota maksimale ne kete hec nuk duhet te kaloje 296 meter. Prurjet ne Fierze rane ne 350 m kub/sek nga 800 m kub/sek qe ishin qe dite me pare.

Ne Hidrocentralin e Komanit kuota ne liqen e ujit shenon 173.45 m nga 175m qe eshte kuota e lejuar.Prurjet ne Koman shenojne 210m kub/sek nga 100 m kub ne sek qe shenuan mengjesin e djeshem.

Situata paraqitet me e permiresuar hidrocentralin e Vaut te Dejes ku kuota ne liqen shenon 74.76 m nga 76 m qe shenon pika maksimale. Prurjet anesore ne Vaune dejes sot shenojne 230 m kub ne sek ndersa portat shkarkuese jane pare te arsyeshme te mbyllen ne oren 0800 te paradites se sotme. Nje dite me pare niveli i ujit ne kete liqen arriti ne 75.76 m kurse prurjet jane 1500 m3/s duke sjelle nevoje per shkarkime.
Nderkohe ne Vaun e Dejes kapaciteti i lejuar eshte 76 metra.

Situata ne HEC-e u rendua nje dite me pare per shkak te reshjeve me intensitet te shiut qe shtuan prurjet ne liqenet e hidrocentraleve. Nderkohe dita e sotmepremtontemperatura relativisht te fresketa plot diell dhe vranesira acutene oret e pasdites por jo reshje shiu.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›