Salihi eshte gati te beje hapin e madh
Bomberi i Rapidit tregoi per gazeten austriake Kurier se Selltiku eshte nje skuader me emer ne harten e futbollit boteror
Selltiku i Glasgout mund te jete destinacioni i ardhshem i Hamdi Salihit. Bomberi shkodran edhe pse ende nuk eshte ulur qe te bisedoje me ekipin ne fjale eshte zyrtarisht ne listen e lojtareve per tu blere te bardhejeshileve. Po dje ishte edhe vete 27-vjecari qe nuk mohoi asgje madje la te kuptohej se Selltiku do te ishte destinacioni i duhur.
Deklarata
Ne nje prononcim te dhene per gazeten austriake Kurier Hamdi Salihi pohoi se ende nuk di asgje rreth te ardhmes. 27-vjecari edhe pse nuk ka marredhenie te mira me skuadren aktuale nuk kerkon qe te hakmerret me kete transferim dhe thote se ne qofte se do te largohet atehere nga kjo marre veshje duhet qe te kenaqen te tera palet. Selltiku eshte nje klub me emer te madh. Per karrieren time ky do te ishte nje hap i rendesishem. Po te them te drejten deri me tani nuk di asgje konkrete.
Marreveshja ende nuk eshte arritur por them se nga kjo transferte duhet qe te mbesin te tere te kenaqur. Perfshi ketu edhe Rapidi - tha Salihi.
Numrat e bomberit
Ne Austri Hamdi Salihi ia ka dale qe te lere gjurme. Shkodrani ka shenuar plot 53 gola ne 90 ndeshje zyrtare qe ka zhvilluar me fanellen e Rapidit te Vjenes. Por verdhejeshilet nuk kane qene te vetmit qe kane perfituar nga aftesite e 27 vjecarit. Ky i fundit ka luajtur edhe per Riedin. Skuader kjo qe ne 90 ndeshje qe e ka aktivizuar u eshte gezuar golave te tij plot 38 here.
Komenti i Kurier-it
Nga ana e saj gazeta austriake Kurier ne numrin e se martes po per ceshtjen Salihi nenvizon interesimin me te fundit nga Selltiku por zbulon edhe oferta te tjera. Ajo shkruan Per Hamdi Salihin sulmuesin shqiptar te Rapidit jane te interesuara disa klube nder te cilat edhe Mynshengladbahu dhe Bazeli. Por sulmuesi i shpejte shqiptar mund te kaloje edhe ne vere te Selltiku. Hamdi Salihi ka treguar nje performance mbreselenese ne Austri ku ka shenuar 53 gola ne 90 ndeshje. Nese ai nuk ka gjetur vend ne skemat e trajnerit te Rapidit Peter Shetel kjo sdo te thote qe te mungoje interesi i mjaft klubeve evropiane per Salihin. Drejtuesit e Selltikut skocez e njohen sulmuesin shqiptar ne Ligen e Kampioneve ne vitin 2009 kur barazuan 3-3 ne Vjene. Trajneri Neil Lenon eshte ne kerkim te nje sulmuesi per sistemin e tij 4-4-2 ndaj per mediat skoceze ka thene Selltiku e njeh mire Salihin e mban mend teper aktiv e te shpejte neper duele. Ne i dime mire cilesite e tij.
Shifrat e transfertes
Selltiku besohet se mund te paguaje 500.000 euro. Menaxheri i Rapidit Stefan Ebner megjithate eshte ende skeptik Ne nuk kemi degjuar ndonje oferte konkrete nga Selltiku. Deri me tani ka vetem fjale per rastin e Bazelit dhe te MGladbah. Nese do te kalonte te kjo skuader skoceze Hamdi Salihi do te ndiqte gjurmet e bashkeqytetarit te vet Rudi Vata sot trajner i Vllaznise. Ish-kapiteni i kombetares kuqezi ka luajtur me fanellen e Selltikut ne periudhen 1993-1996 gjithsej 45 ndeshje dhe ka realizuar 4 gola.