Vlore Gjika Muces nuk i kam vene kusht titullin
Numri nje i skuadres se Flamurtarit Shpetim Gjika gjate nje prononcimi te dhene dje ne Supersport ka folur mbi disa nga ceshtjet kryesore te skuadres se tij duke filluar nga merkatoja e deri objektivat per kete sezon futbollistik. Kryebashkiaku vlonjat dhe njekohesisht presidenti i ekipit te futbollit nuk ka harruar te flase edhe per dy blerjet e reja te ekipit te tij. Jam i kenaqur qe Pejic dhe Pezo jane zyrtarisht pjese e skuadres se Flamurtarit. Trajneri prej kohesh me kishte kerkuar dy perforcime cilesore nje ne repartin e mesfushes dhe nje te sulmit dhe mendoj se tanime deshira e tij eshte plotesuar. Mund te them se kemi punuar shume ne kete drejtim dhe me ne fund i kemi bindur futbollistet te firmosin kontratat perfundimtare me klubin tone. Ne drejtimin e kontratave nuk mund te flas per detaje financiare por me duhet ta theksoj per dy lojtaret ne fjale jane paguar cmime normale dhe nuk ka pasur asnje shifer stratosferike. Keta lojtare kane mbetur te kenaqur nga ajo qe ne i kemi ofruar dhe ne do te jene te kenaqur nga ajo qe ata do te japin ne fushen e lojes - eshte shprehur Gjika. Aktualisht skuadra e Flamurtarit eshte 10 pike larg vendit te pare ne klasifikim qe mbahet nga Teuta dhe arritja e titullit kampion nga ekipi vlonjat mund te shihet si dicka e pamundur pavaresisht faktit se ne stol eshte nje trajner kampion si Shkelqim Muca. Titullin kampion nuk ia kam vene si kusht trajnerit Muca ne asnje moment. Me trajnerin Muca kemi nje plan bashkepunimi afatgjate dhe shpresoj qe gjithcka te shkoje ne rrugen e duhur. Ne kete kampionat skuadra ka bere gjithcka mire pervec nje rreshqitjeje qe pati ne ndeshjet ndaj Dinamos Tomorit dhe Apolonise ku humbem edhe terren ne renditje. Megjithate vazhdojme te jemi konkurrent ne Kupen e Shqiperise te cilen deshiroj qe ta fitojme - ka pohuar presidenti vlonjat. Gjika per here te pare gjate kesaj periudhe ka sqaruar edhe largimin nga skuadra te ish-trajnerit Edmond Lutaj. Ky i fundit ka kerkuar respektimin e anes financiare te tij pasi kontrata e tij eshte prishur ne menyre te njeanshme nga drejtuesit e Flamurtarit. Edhe pse nuk kam folur asnjehere per kete ceshtje me duhet te sqaroj se Lutaj nuk eshte shkarkuar nga ana e klubit te Flamurtarit. Une personalisht disponoj nje mesazh telefonik ku trajneri Lutaj me ka deklaruar doreheqjen e tij nga drejtimi i skuadres - ka perfunduar ne deklaraten e tij kryebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika.