E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali gati te lere Di Marian Murinjo pelqen Suarezin

Reali do ti jape 36 milione arsye Liverpulit qe te heqe dore nga Luis Suarezi Interi dje formalizoi oferten per Tevezin

Edhe pse ka plot 7 dite qe ka filluar merkatoja e janarit ende nuk eshte ndezur. Deri me tani asnje klub nuk ka zyrtarizuar ate qe do te konsiderohej si blerja e madhe. Deri me tani pritet shume prej Milanit dhe Interit qe jane ne gare per te marre Karlitos Tevezin e Mancester Sitit. Nderkohe qe dje nxeh shume edhe aksi Londer-Madrid-Liverpul. Gjithcka eshte filluar nga Celsi qe kerkon Di Marian e Realit. Ndersa klubi i Murinjos nga ana e vet kerkon qe te marre Luis Suarezin nga Liverpuli.

Celsi jep gjithcka per Di Marian

Kur Andre Vilas Boas premtonte 48 ore me pare se pervec Geri Kahillit ende i pazyrtarizuar ne Londer Celsi do te afronte dhe nje tjeter yll ne Stamford Bridge trajneri portugez e kishte seriozisht. Sipas Marca-s ne zyrat e Realit te Madridit ka mberritur nje oferte zyrtare per sulmuesin argjentinas te madrileneve Angel di Maria. Oferta e Roman Abramovicit nuk eshte aspak modeste per te mos u marre parasysh. Per 23-vjecarin i cili u transferua ne Santiago Bernabeu nga Benfika ne vitin 2010 blute e Londres jane te gatshem te paguajne 42 milione euro. Di Maria shihet si nje nga alternativat e shumta ne sulm pasi Fernando Torresi ka zhgenjyer. Di Maria nuk pranon te rinovoje ne Madrid per sa kohe nuk do ti ofrohen terma financiare te permiresuar ne krahasim me kontraten e vjeter. Ai nuk eshte aspak i kenaqur dhe nga trajneri Murinjo. Pas rikuperimit nga nje terheqje muskulore sulmuesi eshte aktivizuar gjithnje e me pak. Por Special One nuk do te donte qe te privohej nga sherbimet e lojtarit qe ka dhene me shume asiste kete sezon. Gjithsesi tani mbetet per tu pare pergjigja qe pritet te jap Florentino Perez. Kjo eshte oferta e pare e nenkampioneve te Anglise. Ata interesohen edhe per Hulkun e Portos por dhe Kavanin e Napolit. Por dy sulmuesit e mesiperm mbeten jane shume larg Londres per momentin.

Murinjo pelqen Suarezin

E ne rast se tratativa e mesiperme do te marre forme ne ditet ne vijim Zhoze Murinjo i ka marre masat per te zevendesuar argjentinasin. Reali ka bere gati te ofroje 36 milione euro per Luis Suarezin e Liverpulit. Spanjollet do te shfrytezonin te gjithe zhurmen qe ka shkaktuar 24-vjecari ne Anfield Road pas pezullimit prej 8 ndeshjesh per racizem. Sulmuesi ka marre dhe nje jave shtese pezullim per gishtin qe u nxori tifozeve te Fulhamit ne muajin dhjetor. 18 here kampionet e Anglise nuk jane aspak gati te heqin dore nga sherbimet e ish-bomberit te Ajaksit. Ai eshte golashenuesi kryesor i skuadres se Keni Dalglish dhe pavaresisht problemeve qe ka sjelle ne fushe mbetet nje nga pikat me te forta te Liverpulit kete sezon. Suarez do te zevendesonte ne menyre ideale Angel di Marian. Uruguaiani eshte nje sulmues qe luan shume mire ne te dyja krahet e ofensives.

Inter nis te tundoje Tevezin

Ne mbremjen e se henes Karlos Tevez i ka thene jo Interit nepermjet agjentit te tij Kia Jorabcian i cili eshte telefonuar nga Marko Branka. Klubi i drejtuar nga Masimo Morati nuk ka bere asnje oferte ekonomike por ka dashur vetem te mesoje mendimin e lojtarit argjentinas te Mancester Siti. Ashtu sic ka bere edhe ne javet e shkuara me Paris Sent Germain sulmuesi ka refuzuar kategorikisht. Karlos me ka thene se deshiron te luaje me Ibrahimovic tek Milani - i ka thene Jorabcian drejtuesit zikalter Marko Branka. Duke pare situaten Interi nuk e ka bere zyrtare oferten per Mancester Siti huazim me te drejte blerjeje 25 milione euro plus bonuse. Nderkohe Milani qe ka nga ana e tij vullnetin e Tevez per transferimin eshte ne pritje te nje pergjigjeje zyrtare nga ana e klubit anglez pergjigje qe ende nuk ka ardhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›