Salihi, gol e pikë për RapidinSulmuesi shqiptar shenoi golin e barazimit 2-2 kunder Salzburgut

Publikoje ne:
Hamdi Salihi nuk njeh ngjyrë fanelle, por rrjetën e portës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha një pikë të çmuar skuadrës së tij të re, Rapidit të Vjenës, në përballjen e përfunduar 2-2 kundër kampionëve të Austrisë, Salzburg, pikërisht në debutimin e tij me skuadrën kryeqytetase.
Red Bull Salzburg kryesoi 0-2, duke shënuar brenda dy minutash: Tchoyi 38’, Svento 39’. Rapidi i Vjenës u kundërpërgjigj me Hofman (59’) dhe me Hamdi Salihin (84’).
Goli i tretë sezonal për Salihin, dy nga këto me ish-skuadrën e tij, SV Ried. Një shpërblim i menjëhershëm i Hamdiut ndaj besimit që tregoi ndaj tij trajneri Peter Pacult.
E Diele, 13 Shtator 2009