Serie A, fitojnë Sampdoria e InterSampdoria i bashkohet Juventusit në krye të renditjes

Publikoje ne:
ROMË- Sampdoria mundi 1-0 Atalantën në javën e 3-të të Serisë A dhe i bashkohet Juventusit në krye të renditjes. Roma fitoi 1-2 në Siena. Rezultatet: Atalanta-Sampdoria 0-1, Bologna-Chievo 0-2, Fiorentina-Cagliari 1-0, Inter-Parma 2-0, Palermo-Bari 1-1, Siena-Roma 1-2, Udinese-Catania 4-2, Genoa-Napoli (20:30) Lazio-Juventus 0-2 (të shtunën), Livorno-Milan 0-0 (të shtunën).
Inter e Mourinho u falen bomberave të tyre, Eto’o e Milito, duke marrë një fitore të bukur zikaltërve kundër Parmës. Skuadra e portugezit Mourinho sundoi në fushë gjatë gjithë takimit verdheblutë e Guidolinit.
Sampdoria fitoi 1-0 me Atalantën, gol i Manninit. Bologna humbi në shtëpi me Chievo Verona, golat për skuadrën e Erjon Bogdanit u realizuan nga Pinzi e Pellissier. Fiorentina fitoi 1-0 me Cagliari, gol i Gilardino.
E Diele, 13 Shtator 2009