Migen Memelli, një “sheik” shqiptar në Arabinë Saudite

/* */
Sulmuesi Migen Memelli është duke luajtur sezonin e tij të dytë në Arabinë Saudite. Pas shkëlqimit me Al-Faisalin, për të cilin shënoi 14 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në Arabi, ish-lojtari i Bran Bergen në Norvegji dhe Gaisit në Suedi, nënshkroi një kontratë faraonike me Al-Tauon. Memelli është fitues i “Këpucës së artë” të sezonit 2008-2009 në Kategorinë Superiore dhe kampion me Tiranën. Autori i 100 golave ka veshur edhe fanellën e Skënderbeut, Teutës, Elbasanit, Laçit dhe Flamurtarit. Është autor i golit më të shpejtë në kampionatet shqiptare, pas vetëm 8 sekondash lojë, në fitoren 2-1 të Tiranës në Vlorë. “Gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat dhe jam përpjekur gjithmonë të fitoj”, - tha 31-vjeçari gjatë intervistës së tij për gazetën “Telegraf”.
Migen Memelli, jeni në sezonin e dytë në Arabinë Saudite, një kampionat që sapo ka filluar. Le ta nisim me pyetjen standard, si e kujtoni ndeshjen tuaj të parë në Shqipëri?
Ekipi i im i parë është Skënderbeu, dhe ndeshja e parë ka qenë ajo kundër Flamurtarit, 13 vjet më parë (25 tetor 2000). Fituam 2-1 (java e 5-të) në Korçë dhe për fat shënova golin e fitores. Pata emocione që nuk do t’i harroj kurrë. Isha vetëm 18 vjeç.
Goli më dha shkas të eci me forca për të arritur diçka në karrierën time.
Përpara transferimit tuaj të parë në Norvegji, në kampionatin shqiptar keni luajtur me sukses me disa skuadra: Skënderbeu, Teuta, Elbasani, Laçi dhe sërish Skënderbeu. 128 ndeshje dhe 44 gola në gjashtë sezone. Sa ju rritën ekipet?
Fitova një eksperiencë të madhe, sidmos në Durrës me Teutën dhe në Elbasan. Kam pasur fatin të kem përkrah lojtarë me eksperiencë të madhe, të cilët më kanë ndihmuar në aspektin profesional. Lojtarë si Gentian Begeja i Teutës, një nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri, dhe Gentian Stojku i Elbasanit. Fitova shumë prej tyre.
Nga Skënderbeu te Bran Bergen në Norvegji në vitin 2006. Skuadra juaj e parë në Europë. E nisët në mënyrë të pabesueshme. Katër gola në Kupën UEFA, madje tre në një ndeshje të vetme.
Me Branin në Norvegji kam pasur një periudhë shumë të mirë. Fitova shumë në aspektin profesional në rang ndërkombëtar. Shënova gola të cilët më bënë me emër në mediave vendase, por dhe në Skandinavi. Pata një mesatare të mirë shënimi.
Gais, një ekip me emër në Suedi.
Në fakt, në Suedi, edhe pse bëra në fazë përgatitore të shkëlqyer, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje miqësore, kam kaluar një periudhë të keqe, pasi pata disa dëmtime radhasi që nuk më lejuan të jepja atë që dëshiroja dhe kisha mundësi. Në planin profesional, asgjë e veçantë.
Rikthim në Shqipëri, i huazuar te Tirana. Qysh në sezonin e parë (2008-2009) dolët kampion dhe fituat “Këpucën e artë” me 22 gola në 29 ndeshje. E konsideroni si një shpërblim të sakrificave?
Tek Tirana pata periudhën më të mirë në karrieren time. Ishte një ekip i mirëmenaxhuar, me lojtarë me eksperience dhe goxha bagazh të madh tekniko-taktik. Kështu që arrita të fitoj kampionatin për herë të parë në karrierën time, por kjo e shoqëruar edhe me fitimin e “Këpucës së artë” të kampionatit, por dhe atë të Kupës së Shqipërisë, ku shënova 8 gola. Shënova golin me të shpejtë në kampionat, pas vetëm 8 sekondash lojë, pikërisht ndaj Flamurtarit, në një fitore 2-1 në Vlorë (java 26), vetëm pak ditë përpara se të mbushja 29 vjeç.
Pas suksesit të madh me Flamurtarin, ku shënuat disa eurogola, erdhi edhe transferimi juaj te Al-Faisaly në Arabinë Saudite, kampionat ku militoni dhe sot.
Në fakt, oferta erdhi nga menaxheri im, Sokol Haxhia, ndërkohë që isha në negociata me Flamurtarin për të vazhduar. Ishte shansi i fundit për të luajtur edhe një herë tjetër jashtë Shqipërisë. Më pëlqejnë sfidat.
14 gola ne sezonin e parë dhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, dhe i treti në kampionat. Duket se investimi i pronarëve u justifikua apo jo?
Po, ishte një sezon i mirë me Al-Faisalin. Ishte dora e ish-trajnerit të Dinamos, kroatit Zlatko Daliç, i cili diti të zgjedhë lojtarë të miërë dhe të mirëmenaxhojë ata me njëri-tjetrin. Kështu që, për mua nuk ishte shumë e vështirë.
Këtë sezon me Al-Taauon. Një sfidë e re?
Sigurisht. Kampionati ka tri javë që ka filluar. Kam kaluar disa dëmtime që s’më kanë lejuar të kap formën time. Javën e kaluar luajta ndeshjen time të parë. Jam përshtatur shumë mirë me kampionat arab. Besoj se me pjekurinë dhe aftësinë do të kem një tjetër sezon të mirë.
Si e shpëtova Flamurtarin
Një sezon më pas, atë 2009-2010, pikërusht gjatë merkatos dimërore në limitin e kohës, Migen Memelli, u largua nga Tirana për t’u bashkuar me Flamurtarin, duke u shndërrua në harkun e katër muajve në heroin dhe idhullin e tifozerisë vlonjare. Falë golave të Migen Memellit, Flamurtari mbijetoi në Kategorinë Superiore, duke e mbyllur sezonin, nga pretedenti i parë për të rënë nga Superliga, në vendin e pestë. Memelli tregon: “Tek Flamurtari u transferova në janarin e vitit 2010, pasi Tirana mori Sabino Plakun. Në një farë mënyre u anashkalova sepse drejtuesit e bënë zgjedhjen e tyre. Detyrimisht duhej të largohesha. Në atë kohë kisha një ofertë nga Rusia, Spartak Nalçiku, me të cilën luajta disa ndeshje miqësore, por që nuk u nuk u realizua. Pikërisht në këtë moment hyri në lojë Flamurtari tek i cili, të them të drejtën mora një risk personal aq të mad, sa që mund të rrezikoja shumë në aspektin profesional. Flamurtari në atë kohë luftonte kundër të gjithëve për rënien një kategori m poshtë. Fola me presidentin e nderuar Shpëtim Gjika dhe ai më tregoi për projektin e tij, ku në klub do të afroheshin edhe disa lojtarë të tjerë. Besova te kualiteti im dhe e mora si një sfidë personale. Arrita të shënoj shumë gola të rëndësishëm, sidomos në transfertë. Bëmë gjëra të mëdha me Flamurtarin dhe e përfunduam kampionatin në vend të pestë. Kam luajtur me pasion të madh për tifozerinë e Flamurtarit, por dhe për stafin teknik”. Memelli shënoi 13 gola në 15 ndeshje me vlonjatët, duke pasur një mesatar të lartë shënimi.
Nga i ftohti suedez, te i nxehti arab
Migeni ka jetuar në Norvegji dhe Suedi dhe tani në Arabinë Saudite. Por cilat jane ndryshimet midis këtyre vendeve? “Jeta në Europën Veriore ka një nivel të lartë jetese dhe shoqërore. Ka një liri të pakufizuar, por nga ana tjetër është dhe shumë e vështirë dhe me rregulla ta qarta. Duhet të punosh shumë. Në Arabinë Sauditë janë njerëz me rite fetare dhe duhet të përshtatesh me jetën. Gjithsesi, gjithçka varet se sa i aftë je të përshtatesh me kulturën e ndryshme të popujve të ndryshëm. Në Suedi dhe Norvegji bën shumë ftohtë në dimër, ndërkohë që Arabinë Saudite tmerrësisht vapë në verë. Gjithsesi, jam përshtatur shumë mirë. Stërvitje bëjmë vetëm në mbrëmje. Arabët janë popull shumë miqësor dhe me kulturë të madhe besimi. Në jetën e përditshme vishen si ne, në Shqipëri, ndërsa veshja tradicioanale, ajo me tunikë të bardhë, përdoret më shumë nëpër zytra dhe institucione të mëdha”, - thotë Memelli, i cili tani flet pesë gjuhë të huaja: anglisht, suedisht, norvegjisht, greqisht dhe italisht. “Arabishtja është e vështirë, por gjithsesi, kam filluar pak nga pak ta mësoj”.
10 skuadra
Gjatë karrierës së tij, nga viti 2000, Migen Memelli ka veshur fanellën e 10 skuadrave: pesë në Shqipëri, dy në Arabinë Saudite dhe nga një në Suedi dhe Norvegji.
150 mijë euro
Kaq kushtoi tranferimi i Migen Memellit nga Skënderbeu te Bran Bergeni në Norvegji (shtator 2006). Sulmuesi shënoi katër gola në dy ndeshje në Ligën e Europës (2006-2007).
320 mijë euro
Transferimi i Migen Memellit nga Bran Bergen i Norvegjisë te Gais i Suedisë (korrik 2007) kushtoi 320 mijë euro. Gais është ekip i qytetit të Goteborgut i themeluar më 11 mars 1894.
300 mijë dollarë
Sulmuesi Migen Memelli nënshkroi një kontratë (korrik 2010) me Al Faisaly, skuadrën e njohur nga Arabia Saudite, në shumën e 300 mijë dollarëve në sezon.
8 sekonda dhe... gol
Migen Memelli shënoi në sezonin 2008-2009 ndaj Flamurtarit edhe golin me të shpejtë të kampionatit kur realizoi pas vetëm 8 sekondash lojë në takimin e zhvilluar në Vlorë
5 gola në 90 minuta
Memelli mban një rekord origjinal në edicionin 2008-2009 të Kupës. Shënoi pesë gola në fitoren 5-0 të Tiranës kundër Lushnjës në 1/8 e finaleve: 36’, 63’, 67’, 82’ (11-m), 88’.
Kampion dhe “Këpuca e artë”
Sulmuesi pogradecar doli kampion dhe fitoi “Këpucën e artë” në sezonin (2008-2009) me 22 gola. Edhe në Kupën e Shqipërisë ai ishte lojtari më prodhimtar: 8 gola.
Favoritët për titull
Sipas sulmuesit Migen Memelli, favoritët per ta fituar kampionatin janë Tirana, Flamurtari, Teuta dhe Skënderbeu. Lojtari i ka veshur fanellat e këtyre skuadrave.