E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudi Vata: Koha për nje trajner shqiptar për Kombëtaren

/* */

Gazeta "TELEGRAF" - Rudi Vata, një ish-kapiten i famshëm i Kombëtares, qysh kur drejtonte Neptun Bajko e deri të trajneri i fundit shqiptar, Sulejman Demollari (1995-2002, 59 ndeshje me Kombëtaren, 5 gola), vlerësohet për kritikat e drejtpërdrejta dhe të hapur në lidhje ne gjendjen e futbollit shqiptar. Vata ka mbajtur shiritin me e kapitenit (37 të tilla) me skuadrat e ndërtuara nga Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega dhe Sulejman Demollari, por nuk morri kurrë ftesë nga trajneri i parë i huaj që drejtoi Shqipërinë në epokën e Dukës. Me një karrierë të lavdishme futbollistike në Shqipëri e jashtë saj (Skoci, Gjermani, Qipro, Japoni) dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare, Vata, eshte dhe nje agjent i suksesshëm i FIFA-s e me një agjenci menaxhimi prestigjioze lojtarësh “Vata Vision Football Management”.

Rudi Vata, kampionati shqiptar është në fillimet e tij. Cili është mendimi juaj për atë që kanë paraqitur skuadrat deri tani?
Kampionati është në javët e para të tij dhe vërehen menjëherë problemet e kampionatit të kaluar ku flitet për dhunë, për kompromentime arbitrash, për pakënaqësi nga drejtues klubesh dhe pak fair play. Është fillimi dhe skuadrat nuk e kane marre formën maksimale, deri këto javë nuk kemi një skuader që ka treguar vlera absolute për pretendente per titull. Përgjithësisht e shikoj si një kampionat të dobët, pa ritëm e pa agresivitet. E shikoj si një kampionat ku në përgjithësi të gjithë klubet kane probleme të mëdha organizative dhe financiare. Një kampionat jo i vërtetë dhe i besueshëm.

Ndryshe nga rivaliteti në kampionat, Kupa e Shqipërisë me rezultatet që ka prodhuar deri tani, si rasti Flamurtari-Bilishti 11-0 e ka komprementuar disi. Si mendoni?
Disa nga rezultatet në ndeshjet e Kupës ishin disi të egzagjeruara por gjithsesi ky është realiteti i futbollit shqiptar në përgjithesi

Shqipëria do të përballet me Francën më 7 tetor, skuadër ndaj së cilës jeni ndeshur edhe ju në vitin 1991, dhe me Rumaninë katër ditë më pas. Si e vlerësoni?
Këto dy ndeshje i vlerësoj si ndeshjet më të vështira të këtyre eliminatoreve. Janë ndeshje që kërkojne karakter dhe zemër, janë dy sfida që mund të na rrisin personalitetin dhe do na përmirësojnë shumë imazhin ose mund të krijohet e kundërta prandaj duhet që grupi i lojtarëve të qëndrojë i bashkuar dhe të jenë në gjendje për të përballuar dy beteja të vërteta.

Shqipëria përfundimisht do të renditet në vendin e parafundit, duke lënë pas Luksemburgun. A është ky realiteti i futbollit tonë në raport me vende të tilla si Bosnja dhe Bjellorusia?
Mendoj se ky është realiteti i futbollit tonë, ndoshta tek neve kemi disa kualitete por duhet medoemos të ndryshojme mentalitetin dhe duhet medoemos të ndertojmë një grup me lojtarë që janë në gjendje të perballojnë një edicion eliminator në të gjitha aspektet profesionale të lojës dhe jo të vazhdojmë të paraqitemi mirë në ndeshje spontane apo specifike

Pas përfundimit të këtyre eliminatoreve skadon dhe kontrata e trajnerit Josip Kuzhe. Me rezultatet qe ka arriitur ai, a mendoni se ka ka ardhur serish koha që në krye të Kombetares të jenë trajnerë shqiptarë, si dikur Hafizi, Zhega, Bajko apo Birce?
Mendoj se ka ardhur koha që të provojmë brumin tone. Besoj se këto 20 vite demokraci Shqiperia ka prodhuar e ndërtuar njerëz të kualifikuar dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare dhe që mund t’i shërbejnë shumë mirë futbollit shqiptar. Përsa i përket të ardhmes së Kuzhesë, mendoj se nuk do jetë me në gjendje të ndërtojë atë që iu prish në tri ndeshjet e fundit. Gjithsesi, ky është një mendim personal dhe ndoshta FSHF-ja mund ta gjykojë ndryshe.

Cilët mund të ishin disa nga emrat që mund të ishin të denjë për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar?
Kombëtarja shqiptare ka nevojë për një burrë e trajner të pakompromentuar, me personalitet dhe që e njeh mirë ambientin, mentalitetin, kulturën dhe problemet e të kaluarës dhe të tashmes, ka nevojë për një njeri që prodhon ide dhe pune, ka nevojë për një trajner që mendon për të punuar për të ardhmen duke punuar për të përmirësuar eliminuar problemet e të kaluarës.

Në lidhje me merkaton e lojtarëeve shqiptarë në ekipet e huaja, a kemi emra te rinj lojtarësh që mund të luajnë me sukses ne Europë?
Mendoj se në Shqiperi lindin talente, ka lojtarë të rinj të talentuar që shfaqen në çdo sezon futbollistik por që i mungon vazhdimësia e rritjes duke mbetur lojtarë të kampionatit shqiptar, që një futbollist shqiptar të pretendojë të aktivizohet dhe të bëjë diferencën në një kampionat të huaj duhet të jetë i gatshëm që të punojë e sakrifikojë shumë më shumë nëse deshirojnë të bëhen të suksesshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›