Salihi golat per shkodranin nuk mbarojne

Holandezi Vennegor of Heselink i siguroi nje fitore 3-2 in extremis Rapidit te Vjenes ndaj Kapfenbergut ne kampionatin austriak protagonisti i vertete i takimit ishte sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi.
Shkodrani me dy golat e tij e barazoi dy here rezultatin ne humbjen e katert radhazi te Kapfenbergut duke qene sulmuesi i Kombetares shqiptare edhe pika e referimit te takimit ne St. Hanapi te Vjenes.
Rekordmenet austriake Rapidi i Vjenes vinte ne ndeshjen e javen e nente te Bundeslige pas tri humbjeve rresht dhe fitorja ndaj Kapfenbergut ishte dhe nje clirim psikologjik per trajnerin Peter Pakult.
Pas avantazhit te miqve me Felfernig ne minuten e 10-te Salihi barazoi rezultatin ne te 19 duke perfituar edhe nga nje konfuzion i mbrojtjes se Kapfenbergut me nje gjuajtje te bukur ne forme voleji pas ekzekutimit te nje goditjeje te lire nga ana Hofmanit.
Senkar i coi serish miqte ne avantazh ne minuten e 48-te por serish Salihi qe te te 61 i gezoi fansat Rapidit duke fiksuar golin e barazimit te perkohshem 2-2 pas nje pasi te Vennegor of Heselink vetem dy minuta pasi trajneri Pakult hodhi si zevendesues Atdhe Nuhiun ne vend te Hinumit.
Vennegor of Heselink i mbylli llogarite e takimit ne minuten e 93-te duke i siguruar fitoren skuadres se tij.
Salihi me tre golat e shenuar ne 8 ndeshje u ngjit ne krye te golashenuesve te skuadres duke lene pas Vennegor of Heselink 2
Per trajnerin e Kombetares Josik Kuzhe golat e Salihit jane nej sinjal i mire perpara dy ndeshjeve kyce ne eliminatoret e Kampionatit Europian ato kunder Bosnjes 8 tetor ne Tirane dhe Bjellorusise 12 tetor ne Minsk.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 25 Shtator 2010