E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J5 Vllaznia - Dinamo 0-4

Tre gola te realizuar nga argjentinasi Nestor Martinena te shoqeruar edhe me golin e Elis Bakajt i siguruan nje fitore te bujshme 4-0 Dinamos ndaj Vllaznise pikerisht ne diten e perurimit te tapetit te ri te Loro Boricit.

Kjo ishte fitorja e 50-te historike ndaj Vllaznise ne 127 ndeshje midis dy ekipeve 35 fitore Vllaznia 42 barazime.

Nje humbje e thelle e Vllaznise e dyta rresht pas asaj me Skenderbeun 2-0 ne Pogradec e qe do te provokoje padyshim masa ekstreme ndaj lojtareve nga ana e presidentit te rrepte te shkodranveve Valter Fushaj.

Nga ana tjeter regjistroi edhe nje fitore personale te trajnerit argjentinas Luis Manuel Blanko ndaj malazezit Mojash Radonjic ne derbin e pare midis dy prej tre trajnereve te huaj qe drejtojne kete sezon ne Superlige perfshire dhe maqedonasin e Bylisit Nikola Ilievski.

Takimi nisi perfekt per Dinamon dhe dramatik per Vllaznise qe e pa veten ne dizavantazh te tre golave shume te shpejte brenda gjashte minutash loje ne nje stadium me atmosfere sportive.

Martinena shenoi ne minuten e 3-te nderkohe qe Bakaj dyfishoi ne te 6. Minuta e 10-te solli serish argjentinasin te goli i trete i takimit cka mbylli praktikisht dhe takimin.

Pjesa e dyte i ofroi Martinenes mundesine per te realizuar tripleten e tij kur me golin e minutes se 71-te vulosi shifrat 4-0 te kryendeshjes se javes se peste te Superliges.

Kjo ishte tripleta e dyte ne kete sezon pas asaj te realizuar nga Bekim Kuli i Shkumbinit ne fitoren 3-1 te peqinasve ndaj Skenderbeut.

Dinamo mori komandimin e Superliges tashme ne kuoten e 12 pikeve 2 me shume se Flamurtari duke qene ne pritje te rezultatit te Skenderbeut ne Elbasan.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 25 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›