E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi magjik dopiete me Rapidin

Hamdi Salihi nuk njeh kufij. Bomberi shkodran i perfaqesueses shqiptare ka realizuar nje dopiete ne ndeshjen e djeshme kunder Vaker Tirolit. Skuadra e tij Rapidi i Vjenes barazoi 3-3 ne kete takim per shkak te gabimeve fatale ne repartin e mbrojtjes. Ndeshjen e zhbllokoi pikerisht shqiptari ne minuten e 17-te teksa me nje gjuajtje me koke brenda zones kaloi ne avantazh Rapidin. Ne minuten e 65-te ishte serish ai qe shpetoi skuadren e tij nga humbja pasi skuadra e Rapidit nuk arriti te ruante avantazhin madje u permbys nga kundershtaret me rezultatin 3-2. Fale nje goli te realizuar serish me koke Salihi ka shenuar edhe golin e trete per ekipin e tij dhe te fundit te ketij takimi duke barazuar gjithcka. 26-vjecari arriti ne kuoten e 11-te golave ne kampionat ndersa ne total deri tani ka shenuar 15 te tille dy ne kupe dhe dy ne Ligen e Evropes. Duro luajti gjate gjithe ndeshjes me LASK-un ne barazimin 2-2 kunder Kapfenberger. Rapidi renditet ne vendin e 5-te me 29 pike ndersa LASK-u renditet i fundit 12 me 9 pike ne 18-te ndeshje. Nderkaq Lorik Cana luajti si titullar ne humbjen 2-0 te Gallatasarait kunder Genclebirligise. Ne kete takim debutoi sulmuesi shkodran Bekim Bala i cili luajti 5 minutat e fundit te ndeshjes. Pajtim Kasami mesfushori kosovar i Palermos kishte meriten kryesore ne golin e trete te skuadres se tij ne fitoren 3-1 kunder Parmes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›