Tomori mund Lushnjen mes grushteve humb Partizani
Tomori ndal Lushnjen ne Roza Haxhiu me shifrat 1-2 ne nje supersfide te zhvilluar mes tensionit. Nje ndeshje derbi e mbushur plot emocione gola penallti kartone te verdhe e te kuq grushte ndermjet lojtareve dhe si perfundim me lume guresh ndermjet tifozerive. Qe ne minutat e para u duk qarte se kjo ndeshje nuk do te kalohej lehte qe u pa dukshem pas minutes se 70-te kur lojtaret e te dyja kampeve u implikuan ne nje sherr banal. Nje penallti e akorduar ne favor te beratasve acaroi verdhejeshilet. Por pas ketij rasti loja eshte nderprere per 8 minuta per shkak te sherrit masiv ku si pasoje Ziri ka ndeshkuar me te kuq E.Sulen Varfin dhe Hasallen. Per Lushnjen shenon kapiteni ela me penallti ndersa per Tomorin i zakonshmi aushaj dhe aci. Nga ana tjeter Partizani eshte mposhtur ne Gramsh nga vendesit me rezultatin 3-1. Te kuqte kalojne ne avantazh me ane te Dushkut por vendesit kane permbysur gjithcka me golat e realizuar nga Mirovic ekrezi dhe Kocit. Mirepo kjo sfide ka nisur 32 minuta me vonese. Shkak eshte bere ndalesa e ekipit per te ngrene dreke ne Peqin. Vlen te permenden fitoret e skuadrave pretendente si ajo e Pogradecit ndaj Apolonise 1-0 e Kamzes ndaj Mamurrasit po 1-0. Beselidhja me pretendime eshte mundur nga Vlora qe nuk stervitej fare prej 1 jave. Luftetari ka mundur minimalisht Burrelin ashtu sic ka vepruar edhe Bilisht Sporti duke fituar ndaj Terbunit me rezultatin 5-1.