E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi poker gola edhe Cani e Xhihani

Legjionaret

Hamdi Salihi shkelqen ne javen e 16 te tipp3 Bundesliga ne Austri ne ndeshjen qe Rapidi i Vjenes fitoi me rezultatin 5-0 perballe LASK Linz. 26-vjecari shenoi 4 gola nje poker qe shpartalloi miqte. Kjo sfide duhej te ishte nje derbi shqiptar per faktin se Salihi luante kunder Klodian Duros i cili qendroi gjate gjithe 90 minutave ne fushe por sulmuesi i vodhi skenen patriotit te tij. Shkodranit i mjaftuan 11 minuta loje per te gjetur rrugen e rrjetes ndersa dyfishoi shifrat ne te 45-n perpara pushimit ndermjet pjeseve. Ne fraksionin e dyte te lojes ne minutat 87 dhe 90 Salihi realizoi edhe dy here te tjera ndersa me pare per Rapidin kishte realizuar edhe Gartler. Me paraqitjen e djeshme bomberi kuqezi ngjitet ne kuoten e 7 golave ne 15 ndeshje ndersa LASK-u i Duros vazhdon te qendrojne ne fundin e tabeles. Te shtunen rrugen e golit e kane gjetur edhe Parid Xhihani ne Ukraine ne humbjen 1-3 qe Zoria pesoi ne shtepi perballe Shaktjor Donjeckut dhe Edgar Cani ne disfaten 3-2 te Modenas ne fushen e Torinos ne Serine B italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›