E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu fundos Besen per kreun

Pejic udheheq Tiranen drejt triumfit ndaj Elbasanit dhe shpreses per me shume

Skenderbeu nuk tregon aspak meshire. Fundos Besen e rraskapitur dhe te pashprese dhe gjithcka behet ne funksion te kreut te cilin e ka siguruar vetem per 24 ore pasi cilido te jete rezultati i sotem ne ndeshjen Flamurtari-Dinamo Ujqerit e Debores nuk do te jene me ne krye por vetem te dytet.

Pas fitores 3-1 me Dinamon nje jave me pare stadiumi Skenderbeu nen dritat e prozhektoreve duket se po iu shijon korcareve te cilet kane masakruar skuadren e Gerd Haxhiut duke e mundur me rezultatin e thelle 4-0. Pjesa e pare nuk ka dhuruar shume emocione pasi kavajasit jane munduar te rivalizojne dhe te ruajne te paprekur rrjeten e tyre deri ne minuten e 42. Pikerisht ne kete moment Akil Jakupi ka shenuar nje autogol ne porten e tij. 45 minutat e para jane mbyllur me rezultatin 1-0 per vendasit ndersa ne te dyten ka gola dhe spektakel gjithcka e diktuar nga Skenderbeu i Shkelqim Muces. Ne minuten e 52-te Brkic me koke ka dyfishuar duke futur ne shina te sigurta fitoren e korcareve. Ne te 77-n Jolic duket se ka realizuar edhe golin e sigurise maksimale per nje fitore ne kete sfide. Por vendasit nuk jane ndalur me kaq se per te vulosur perfundimisht rezultatin e ndeshjes ka menduar serish Brkic i cili ne minuten e 86 ka realizuar golin e katert per te tijte dhe golin e dyte personal ne kete sfide. Kavajasit jane treguar shume te brishte ne kete takim dhe nuk kane mundur te bejne asgje per te ndalur kundershtarin. Superioriteti i Flamurtarit ka qene i dukshem dhe rezultati duket me se i merituar. Ndersa Besa edhe pse ka nderruar tre trajnere qe nga fillimi i sezonit nuk po mundet te dale nga kriza dhe eshte gozhduar ne fundin e tabeles se renditjes me dy pike me shume se Elbasani. Ne krize jane zhytur thelle e me thelle edhe verdheblute te cilet dje jane dorezuar perballe nje Tirane te udhehequr nga Pero Pejic sulmuesi qe ne ndeshjet e fundit eshte rikthyer te beje ate per te cilen u ble jo pak nga bardheblute. Ashtu si ne fazen e pare te ketij kampionati edhe ne javen e 12 Pejic ka rezultuar percaktues per 24 here kampionet e vendit. Nje dopiete e tij ndaj verdhebluve ka bere qe ky lojtar ta marre per dore Tiranen te shtoje edhe tri pike te arta ne llogarine e te besuarve te Nevil Dedes duke e qetesuar sadopak kete te fundit. Golin e pare te Tiranes e ka shenuar ne minuten e 34-t. Pjesa e pare ka perfunduar me fitoren 1-0 te Tiranes. Ne te dyten miqte perpiqen te bejne dicka me shpresen per te barazuar. Kerkojne me shume forca golin por ndeshkohen ne minuten e 59-te nga goli i dyte i Pejic. Por vetem nje minute me vone Endri Dalipi ngushton ne 2-1 rezultatin duke u shtuar interesin minutave te mbetura dhe duke mbajtur Tiranen nen presion. Por goli i Morines ne minuten e trete shtese ka shuar cdo shprese verdhebluve per barazim. Takim perfundon 3-1 ndersa Tirana rimerr vendin e katert fale golavarazhit duke e zbritur Vllaznine ne te pestin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›