Pogradeci ruan kreun Partizani KO me turp
Pogradeci vazhdon te qendroje ne krye te klasifikimit ne Kategorine I. Ne javen e 10 ata mposhten 2-0 Terbunin me golat e Jahajt me penallti e Cajkut e ngjiten ne kuoten e 22 pikeve. Liqenoret konfirmohen si nje prej pretendenteve per tu ngjitur ne kampionatin elitar ku per here te fundit kane luajtur ne sezonin 1992-1993. Ruajne hapin dhe ndjekin vetem me nje pike distance Apolonia e Kamza. Fieraket regjistruan nje fitore te rendesishme ne fushen e Ades me shifrat 2-3 ndersa kamzalinjte munden me rezultatin e paster 2-0 Burrelin. Lushnja nuk fal ne shtepi dhe shkaterron me rezultatin 5-0 Gramozin nderkohe qe Mamurrasi konfirmon se nuk ndodhet rastesisht ne vendin e peste. Me nje gol te Mziut debutuesit ne kete aktivitet i shtuan agonine Partizanit ndersa ruajne pozitat mes kryesuesve me 19 pike aq sa edhe Lushnja. Tomori ben nje tjeter hap fals dhe sheh rivalet direkte qe te rrisin diferencen. Pas barazimit ne shtepi me Partizanin gjate fundjaves se kaluar beratasit nuk kane marre me teper se nje pike ne fushen e Gramshit qe mbyll tabelen.