E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi s’di të ndalet, tjetër gol me Rapidin

Salhi për herë të parë u aktivizua dje që nga minuta e parë nga trajneri Peter Pakult në ndeshjen që u luajt në transfertë kundër Viner Nojshtadt.

Takimi përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës mike. Talenti i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në këtë përballje, duke pasur raste të shumta për të shënuar.

Por vetëm në minutën e 70-të ai arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 4-0 për ekipin e tij. Boskoviç jep një asist për Salihin në qendër të zonës, i cili nuk fal, duke mposhtur portierin.

Ky është goli i gjashtë për sulmuesin kuqezi në këtë sezon në kampionatin austriak. Njërin prej këtyre golave ai e ka shënuar me Riedin, kurse pesë të tjerët me Rapidin e Vjenës (katër në kampionat dhe një në Kupë).

Bomberi i Kombëtares shqiptare u transferua ditën e fundit të merkatos nga ekipi i Riedit te skuadra e njohur e kryeqytetit austriak.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›