Milani vë duart te titulli, fitore e madhe në Breshia
Alegri e kishte quajtur ndeshja e titullit dhe në të vërtetë ashtu ka rezultuar. Milani ka fituar 1-0 në “Rigamonti” përballë Breshias, duke bërë një hap vendimtar drejt titullit kampion. Një ndeshje tepër e vuajtur për kuqezinjtë, që kishin përballë një skuadër tepër të motivuar për shkak të rrezikut të rënies nga kategoria. Por, një gol i Robinjos 8 minuta para fundit, i ka dhënë fund makthit për skuadrën e Alegrit, që shkonte në këtë ndeshje pa Ibrahimoviç dhe Pato. Tashmë titulli është një realitet i prekshëm për Milanin, që e sheh veten 8 pikë përpara Interit kur mbeten 4 javë deri në fund. Një diferencë, që pavarësisht deklaratave optimiste të Leonardos, vështirë se do të thyhet. Takimi i sotëm ka qenë një nga më të vështirët për kuqezinjtë, pasi kanë hasur në një Breshia tepër luftarake për të dalë me pikë. Rastet në fakt nuk kanë munguar për skuadrën e Alegrit, pavarësisht se në fushë ishin vetëm Robinjo e Kasano në repartin ofensiv. Por, kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, talenti barez jep një asist për brazilianin, që i vetëm me Arkarin nuk gabon. Diamanti për pak ka barazuar shifrat në minutën e 89-të, por Abiati është treguar një hero, duke mbrojtur avantazhin e Milanit.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të luajtura sot, spikat fitorja 1-2 e Fiorentinës në fushën e Kaljarit si edhe humbja 0-2 e Udinezes në shtëpi përballjë Parmës. Në Sardenjë është zhvilluar një ndeshje e bukur, teksa skuadra e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç ka mundur të marrë 3 pikët, falë dopietës së Çerçit. Ndërkohë, për sardët barazimi i përkohshëm mban firmën e Kosu. Disfatë për Udinezen, që gjithsesi mbetet 1 pikë larg zonës së Champions League. Skuadra e Guidolin është mundur 0-2 në Friuli nga Parma, falë një dopiete të Amaurit. Ndërkohë, Ighalo doli me karton të kuq në minutën e 21-të, duke ndëshkuar ekipin e tij. Në zonën e mbijetesës, Sampdoria bëri një hap të madh përpara duke mposhtur 1-0 Barin, që tashmë ka rënë edhe zyrtarisht në Serinë B. Ndërkaq, Leçe ka humbur 4-2 në “Marassi” përballë Xhenoas dhe tashmë e sheh veten në zonën e rënies, me pikë të barabarta me Sampdorian.
Roma
Roma është kthyer te fitorja, pasi ka mundur në “Olimpiko” 1-0 Kievon. Një gol i Perrotës në minutën e 4-t, pas një aksioni të bukur të verdhekuqve nga e djathta, i ka mjaftuar skuadrës së Montelës për të lënë pas disfatën me Palermon. Por, Roma e djeshme ka treguar se ka ende një seri problemesh. Vuçiniç ka gabuar sërish raste të pabesueshme, ndërkohë që në pjesën e dytë veronezët për pak kanë barazuar. Gjithsesi, verdhekuqtë mundën të marrin 3 pikë të arta për t’iu afruar zonës Champions.
SERIA A
Roma-Kievo 1-0
Inter-Lacio 2-1
Bari-Sampdoria 0-1
Xhenoa-Leçe 4-2
Bolonja-Çezena 0-1
Kaljari-Fiorentina 1-2
Palermo-Napoli 2-1
Udineze-Parma 0-2
Breshia-Milan 0-1
Juventus-Katania
RENDITJA
Milan 74
Inter 66
Napoli 65
Lacio 60
Udineze 59
Roma 56
Juventus 52
Palermo 50
Fiorentina 46
Xhenoa 45
Kaljari 44
Bolonja 40
Kievo 39
Parma 38
Çezena 37
Katania 36
Leçe 35
Sampdoria 35
Breshia 30
Bari 21