Mungesa e Bogdanit, Beqaj shpreh keqardhje
Ndaj Hungarise dhe Danimarkes do te mungoje Erjon Bogdani, sulmuesi i Kievos. Mungesa e Bogut, por edhe lenia jashte e Kapllanit, perbejne ngjarjet e fundit qe komentohen nga lojtaret kuqezi, ne rezidencen ku jane grumbulluar para ndeshjes se 28 marsit. "Erjon Bogdani eshte nje lojtar profesionist, qe ka lene gjurme ne kombetare tone. Fakti qe nuk eshte thirrur ne keto dy ndeshje, nuk me takon mua per t'a komentuar. Eshte zgjedhje e trajnerit te kombetares, qe e ka pare te arsyeshme nje gje te tille", - shprehet kosovari i portes. Edhe lojtare te tjere te kombetares, theksojne se kontributi dhe cilesite e Bogdanit nuk mund te vihen ne dyshim, por askush nuk e ka vendin e perjetshem dhe ndryshimet ne te shumten e rasteve, i sherbejne progresit dhe suksesit. Ne kete kontekst, kuqezinjte deshirojne t'i japin zemer lojtareve te rinj qe jane thirrur, per ndeshjen e se shtunes me Hungarine. Edhe Kapllani do te kete mundesi, te perfshihet ne te ardhmen.