E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saliu ka 13 vjet që nuk u përgjigjet 50 pyetjeve për vrasjen e Azem Hajdarit

Nga Kledian Lula

Kanë kaluar 13 vjet dhe Sali Berisha nuk ka pranuar të shkojë në prokurori për të denoncuar vrasësit e Azemit, megjithëse i janë dërguar dhjetëra urdhër-thirrje nga organi i akuzës, madje edhe për marrje në pyetje me forcë, por po hesht, madje po puthet e hargaliset me Fatos Nanon, vrasësin e Azemit (siç ka deklaruar), duke derdhur lot hidhërimi e duke çuar lule plastike tek memoriali i Azem Hajdarit

Dje në shtypin shqiptar, në gazetën TEMA, u rikthye dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kreut të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1990, ish-deputetit të PDSH, deri në sekondën e asaj para mesnate me shi të 12 shtatorit 1998, kur dikush nga krerët e PDSH e njoftoi Azemin të dilte nga mbledhja e kryesisë dhe selia e PDSH, sepse e kërkonin ca miq për takim. Në shkrim-denoncim-akuzën e djeshme, botuar në gazetën TEMA, kreu i shoqatës Azem Hajdari, zoti Marjan Gryka, pasi parashtron dyshimet për vrasjen e Liderit të Dhjetorit 90, duke akuzuar Sali Berishën, i bënë thirrje drejtësisë shqiptare, për të rihetuar DOSJEN HAJDARI, me objekt fillestar, marrjen në pyetje të kryeministrit Sali Berisha, i cili vetëm 10 minuta pas vrasjes së (ar)mikut të tij Azem Hajdarit, deklaroi: Azemin na e vranë Fatos Nano dhe Skënder Gjinushi. Një muaj më pas, Sali Berisha deklaroi në shtyp: Do të shkoj në prokurori, të depozitoj dëshminë time për autorët e vërtetë të vrasjes së Azem Hajdarit. Kanë kaluar 13 vjet qysh atëherë dhe Sali Berisha nuk ka pranuar të shkojë në prokurori për të denoncuar vrasësit megjithëse i janë dërguar dhjetëra urdhër-thirrje nga organi i akuzës, madje dhe për marrje në pyetje me forcë.  Ndërkohë që hesht dhe puthet e hargaliset me Fatos Nanon, vrasësin e Azemit (siç ka deklaruar). Ka 13 vjet që Sali Berisha po hesht, por dhe vazhdon e derdh lot hidhërimi e çon lule plastike tek memoriali i Azem Hajdarit.

Kjo dosje që ka brenda vrasjen e shekullit, sa herë që del në skenën mediatike publike shqiptare, si me një komandë pulti, të gjithë shqiptarëve u shkon mendja tek Sali Berisha!!! Ne nuk e dimë nëse me vrasjen e Azemit ka lidhje Sali Berisha, i akuzuari për skenarin e torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha.

Ne nuk e dimë nëse me vrasjen e Azemit ka lidhje Sali Berisha, kapoja i qeverisjes kriminale të viteve 1992-1997, i akuzuari popullor që dogji Shqipërinë dhe vrau afro 3000 shqiptarë.

Ne nuk e dimë nëse me vrasjen e Azemit ka lidhje Sali Berisha, i akuzuari si firmosës dhe vulosës i biznes-krimit vrasës të 26 shqiptarëve në Gërdec.

Ne nuk e dimë nëse me vrasjen e Azemit ka lidhje Sali Berisha, i akuzuari si urdhërues për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar 2011. Por, po dëgjojmë gjatë këtyre 13 vjetëve pas vrasjes së Azem Hajdarit, që shqiptarët, sa herë rikthehet publikisht kjo dosje, shprehin hamendje, dyshime, denoncime e pyetje: A e di vërtetë Sali Berisha se kush e inskenoi dhe pse u vra Azem Hajdari? Por gjithashtu dimë edhe diçka tjetër: Sali Berisha ka 13 vjet që ashtu siç po hesht e nuk shkon në prokurori të denoncojë vrasësit e Azem Hajdarit, nuk po u jep përgjigje edhe 50 pyetjeve që i janë drejtuar në shtypin shqiptar për vrasjen e Azem Hajdarit. Gazeta po publikon 50 pyetjet pa përgjigje, që i janë bërë Sali Berishës.

50 pyetjet që presin përgjigje

1. Natën e 12 shtatorit që është vrarë Azem Hajdari, keni pasur një mbledhje kryesie të PD. A ka qenë e planifikuar, apo është inicuar 6 orë më parë, me urdhër prej jush?

2. A i keni kërkuar Azem Hajdarit që të jetë patjetër në atë mbledhje dhe a ju ka thënë se do të jetë jashtë Tirane?

3. A keni këmbëngulur që ai të jetë në atë mbledhje, duke i thënë që më “duhesh sepse ashtu janë punët në kryesi”?

4. Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azem Hajdari dhe a ka filluar mbledhja pa ardhur ai?

5. Azem Hajdarin e kanë telefonuar 1 orë pas fillimit të mbledhjes. Ju, dini gjë kush kanë qenë? A ju ka ardhur një mesazh në telefon dhe nga kush?

6. A ju ka kërkuar leje Azem Hajdari për të dalë “5 minuta” pas një njoftimi nga një anëtar kryesie dhe a ia keni bërë me shenjë për të dalë?

7. Cili drejtues i PD ua ka bërë me kokë kur ka dëgjuar krismat e armëve?

8. Cili ka qenë reagimi juaj dhe a ju ka rënë telefoni pas krismave? Nga cilat zyra të shtetit?

9. A keni lënë porosi që të mos jepet lajmi në “Radio Kontakt” pa komunikuar me ju?

10. A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azem Hajdarit me ata që akuzuat për vrasjen e tij dhe përse konkretisht?

11. Cili ka qenë anëtari i kryesisë së PDSH në mbledhje që ka dalë “pesë minuta jashtë” përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se “të kërkojnë jashtë”?

12. A keni kërkuar të dini se nga erdhën krismat dhe nga kush keni kërkuar shpjegime jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?

13. Cili ka qenë politikani i parë nga e majta, që ju ka pyetur në telefon: “Ç’bëhet andej nga ju dhe cila ka qenë përgjigja juaj?

14. A keni telefonuar Fatos Nanon për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e njoftuar për rrezik jete?

15. Me cilin keni kontaktuar për herë të parë për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person pranë kabinetit tuaj?

16. A keni dhënë urdhër që nga gazeta “RD” të hiqet posteri i përditshëm kalendarik për ditët e vrasjes së Azem Hajdarit? Përse dhe kush ju ka urdhëruar?

17. Kush e ka bërë kontrollin e parë në makinën e Azem Hajdarit natën e vrasjes dhe a ka lidhje me ju ky kontroll? Përse nuk është lejuar prokuroria të bëjë hetime mbi makinën dhe a ka pasur pakt “mirëkuptimi” mes jush dhe asaj?

18. A i njihni vrasësit e ish-bashkëpunëtorit tuaj dhe cilët janë ata?

19. Cila është biseda që keni bërë me ish- shefin e SHIK, Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit?

20. Pas krismave, cilëve drejtues të kryesisë së PD u ke dhënë urdhër të mos qëndrojnë në selinë e PDSH dhe pse?

21. Ju keni akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon dhe Skënder Gjinushin. A i qëndroni kësaj akuze publike?

22. A dini ku gjendet ish-bodigardi i plagosur Neza i Azem Hajdarit dhe deri kur keni pasur lidhje telefonike me të? Po kontakte fizike? Çfarë keni biseduar?

23. A i keni çuar në prokurori dëshmitë e familjes së Besim Çerjas, ish-bodigardit të vrarë me Azem Hajdarin?

24. A ju ka dorëzuar dikush një kasetë që ka pasur Azem Hajdari në xhep ditën e vrasjes dhe ku gjendet ajo?

25. A keni pasur dorë në incidentet policore të Azem Hajdarit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Tropojë dhe Milot? Po në stadiumin e Shkodrës?

26. Me cilin drejtues politik të majtë keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?

27. A ka pasur dijeni Azem Hajdari për të vërtetën e firmës së karburanteve “Shqiponja” të PD, që çonte karburant në Serbi dhe përse ju ka kundërshtuar? Cili ka qenë reagimi juaj?

28. Cili ka qenë drejtuesi i PDSH pranë jush, që kërkonte spostimin e Azem Hajdarit nga drejtimi i PD? A i keni dhënë mision për këtë spostim?

29. Ju deklaruat që sa të kthehet PD në pushtet, akti i parë do të jetë dëshmia juaj për vrasësit dhe hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Përse nuk po e bëni?

30. Pas ardhjes së PD në pushtet, a ju ka kërkuar familja Hajdari hapjen e dosjes “Hajdari” dhe cilat kanë qenë përgjigjet tuaja deri tani?

31. A keni bërë ndonjë bisedë me Arben Imamin për vrasjen e Azem Hajdarit d

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›