E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak shtrohet në spital pak përpara arrestimit

UPDATE- Ish- presidenti egjiptian u shtrua në spital pak përpara arrestimit për disa probleme në zemër. Një urdhër arresti është lëshuar ndaj Mubarak, por ai ka kaluar një krizë kardiake përpara se të arrestohej. Ai gjendet i shtruar në një spital në Sharm el Sheikh, ku ndodhet prej disa kohësh. Ndërkohë, policia ka arrestuar dy djemtë e tij, Gamalin dhe Alaan, edhe këta nën akuzë si i ati për korrupsion dhe dhunë kundër protestuesve. Ndërsa dy djemtë e tij hynin në makinë, turma e mbuloi atë me shishe plastike e gurë. Një nga drejtuesit e policisë i tha turmës: Vëllezër, e morët atë që donit, ja ku i kemi. Ndërkohë turma është zhvendosur tek spitali ku ndodhet Mubarak duke thënë Ja ku është kasapi.

Egjiptianët nisën të protestojnë sërish ndaj mosarrestimit të Mubarak dhe ky presion çoi në këtë vendim. Në sheshin Tahrir, ata kërkuan edhe varjen e Mubarak.

I

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›